Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Magazina

    Sara Hoxha fshin të gjitha fotot me Ledrin, një ditë pasi ai tha se nuk i vjen keq për ndarjen

    15/11/2024 16:03
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Edhe pse prej kohësh të ndarë, edhe pse Ledri i hoqi fotot nga rrjetet e tij sociale dhe këngën ku në videoklip ishte me Sarën, apo qarkulluan në rrjet edhe foto të tij me të dashurën e re, Sara Hoxha kishte vendosur që fotot me të në Instagram mos t’i hiqte, siç ndodh zakonshëm.

    Por pas intervistës së dhënë nga Ledri në “Mirëmbrëma yje”, Sara ka vendosur që të gjitha fotot me Ledrin mos të jenë më në profilin e saj, pasi Ledri zbuloi shumë gjëra për marrëdhënien e tyre.

    Gjatë bisedës, Ledri u kthye pas në kohë dhe kujtoi edhe ardhjen në jetë të Poit, duke zbuluar se shtatzënia ka ardhur në një moment që ata i kishin dhënë fund lidhjes së tyre prej 3 javësh.

    Ledri tha se edhe pse ka patur dëshirë të ketë fëmijë, pasi në familjen e tij ai është djalë i vetëm, në ato momente nuk e ka pritur.

    Reperi kujtoi se ka qenë periudhë pandemie, kur Sara e ka marrë në telefon dhe i ka treguar se do të bëhej baba, dhe pyetja e tij e parë ka qenë se nëse ajo do që ta mbajë atë fëmijë.

    “E kena dashtë, por ka ardhur befas, bash në atë moment kur s’e kemi pritë. Në fakt me të kallxu drejtë, se din kërkush, por një ditë para se me ndodhë pandemia, na jena nda. Pastaj kur ka shku, janë bo dy-tre javë, veç kur po më thirrë në telefon, thash ‘hë, çka u bo tash’, edhe veç kur e ka nxjerrë ekon…

    Se disha a jom në andërr, pyetja ime e parë ka qenë ‘a po don me majt’, Sara ishte shumë e lumtur, pastaj edhe unë kur vendosi me e majt…”, tha ndër të tjera Ledri.

    Një deklaratë tjetër bombastike e tij ishte kur u pyet nëse i vjen keq për ndarjen, dhe ai tha se i vjen keq vetëm për Poin.

    “As nuk jam ndalur të mendoj pse nuk funksionoi, as nuk dua të mendoj. Për ndarjen më vjen keq vetëm Poin, për gjë tjetër jo”, tha reperi, teksa shtoi, se ndoshta po të kishte qenë Sara pak më private do të ishin ende bashkë.

    Artikuj të ngjashëm

    Komentohet afërsia e madhe e Ledrit dhe Xhensilës në një nga koncertet e tyre

    Ledri Vula dhe Bebe Rexha takohen në SHBA, ndezin spekulime për një bashkëpunim mes tyre

    Ledri dhe Albani publikojnë hitin e ri

    Të Fundit

    Kosova në krizë, por bota shikon nga ana tjetër

    Policia e Malishevës dënon me 500 euro një qytetar për djegie të qëllimshme në zonë të banuar

    Gazeta gjermane shkruan për bllokadën e Kuvendit: Ritualet e paralizës

    “Kulmi i 15 viteve përgatitje”, Gjenerali amerikan jep detaje për sulmin në Iran: Të gjitha armët goditën objektivat në Fordo

    Netanyahu falënderon Trump-in për mbështetjen: Së bashku do të vazhdojmë t’i mundim armiqtë tanë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.