Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Prokuroria nis hetimet për sulmin në MKRS

    15/11/2024 11:26
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se është iniciuar rast për kryerjen e veprës penale “sulm ndaj personit zyrtar” lidhur me përleshjen fizike që u raportua se ka ndodhur të martën mes dy zyrtarëve të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

    Sipas Prokurorisë rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt nga prokurori i shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës.

    “Sa i përket rastit për të cilin keni kërkuar informacione, ju njoftojmë se rasti është inicuar për shkak të veprës penale sulm ndaj personit zyrtar dhe se rasti është duke u hetuar nga ana e prokurorit të shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës në procedurë të rregullt”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë.

    Të martën, më 12 nëntor, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit u raportua se ka ndodhur një përleshje fizike mes dy zyrtarëve.

    Ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm Xheladin Krasniqi, dyshohet se e ka sulmuar fizikisht zyrtarin Miftar Latifi.

    Ndërsa, lidhur me këtë rast të enjten para kësaj ministrie është mbajtur një protestë e heshtur nga punëtorët e MKRS-së./Teve1/

    Artikuj të ngjashëm

    Vdekja e 27-vjeçarit, ndalohen pesë policët – dyshohen për “Vrasje nga pakujdesia”

    I trafikonin vajzat e mitura seksualisht për 50 deri në 400 euro: Aktakuzë ndaj dy të dyshuarve në Ferizaj

    Identifikohet viktima e aksidentit të rëndë në Pejë 

    Të Fundit

    Nxehtë edhe sot, pasdite mund të ketë edhe shi – nesër pritet destabilizim i motit

    TCh: Prapa kontejnerëve në Theth është Prek Kodra – para 2 vitesh raportohej se kishte planifikuar atentat ndaj Kurtit 

    Don Xhon na prezanton me pasurinë e tij

    SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë

    “Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.