Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    OP/ED

    Letër e një grupi të shqiptarëve të Maqedonisë me punë në vende të ndryshme të Evropës – Drejtuar kryeministrit të Qeverisë proruse të Maqedonisë, Hristjan Mickovskit

    13/11/2024 10:04
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Letër e një grupi të shqiptarëve të Maqedonisë me punë në vende të ndryshme të Evropës – Drejtuar kryeministrit të Qeverisë proruse të Maqedonisë, Hristjan Mickovskit, me kërkesën që ai t’i ndalë veprimet e tij të poshtra ndaj shqiptarëve në Maqedoni

    Letër e hartuar me 7-të Nëntor 2024

    Ne, nji grup i shqiptarëve nga Maqedonia me punë në disa vende të Evropës, këtë letwr ia drejtojmë kryeministrit prorus të qeverisë së Maqedonisë me thirrjen: Hristjan Mickovski ndalë veprimet e tua diskriminuese ndaj shqiptarëve të Maqedonisë sa nuk është bërë vonë!
    Ne, e kemi të qartë që qeveria proruse e Maqedonisë në krye të së cilës ndodhet ultrashovinisti Hristjan Mickovski, punon ditë dhe natë për shkaktimin e një lufte ndëretnike në Maqedoni, në mes të policisë dhe ushtrisë monetnike Maqedone në njërën anë dhe popullatës së pambrojtur shqiptare në anën tjetër, e cila përbën rreth 40% të popullatës së përgjithshme në Maqedoni.
    Ne, po ashtu e kemi të qartë se qeveria proruse e Maqedonisë në krye me Hristjan Mickovskin, punon për shkaktimin e luftës ndëretnike në Maqedoni, me qëllim të fundit ndarjen e Mqedonisë në mënyrë jo të drejtë: në pjesën e madhe për maqedonët dhe pjesën e vogël për shqiptarët.
    Ne, nuk e duam as luftën ndëretnike dhe as ndarjen e Maqedonisë. Përkundrazi, ne jemi për paqe dhe barazi në mes të populltës shtetformeuese maqedone dhe popullatës shtetformuese shqiptare, si dhe jemi për antarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në institucionet tjera ndërkombëtare euro-amerikane.
    Por, nëse qeveria proruse maqedone në krye me Hristjan Mickovskin, do të vazhdoj me diskriminimin e mëtejshëm të shqiptarëve në Maqedoni, do të vijë një ditë kur shqiptarët do të janë të detyruar, që dhunës politike dhe dhunës së policisë dhe ushtrisë monetnke maqedone, ti përgjigjen me aksione mbrojtëse. Në një situatë lufte grupi ynë por edhe shumë shqiptarë tjerë nga Maqedonia me punë në vende të ndyshme, do të angazhohen ditë e natë për organizimin e mërgatës shqiptare nga Maqedonia prej rreth 500 mijë vetash, që ajo si fuqi eknomike dhe ushtarake të vihet në mbrojtje të popullatës shqiptare në Maqedoni, nga sulmet e policisë dhe ushtrisë monoetnike të Maqedonisë. Por, në një situatë lufte edhe diaspora shqiptare e Kosovës, e Malit të Zi dhe e Luginës së Preshevës në jug të Serbisë, që marrw së bashku përbëhet prej rreth 2 milionë vetash, e shpërndarë në Evropë, Amerikë, Kanada dhe Australi, po ashtu do të mobilizohet e tëra si fuqi ekonomike dhe ushtarake për mbrojtjen e shqiptarëve të pambrojtur në Maqedoni, nga sulmet e policisë dhe të ushtrisë monetnike maqedone. Prandaj, Mickovski pra se ti fryej luftës ndëretnike në Maqedini, do të bënte mirë që ta merrte pak në konsideratë diasporën shqiptare prej rreth 2,5 milonë vetash nga Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës, si dhe diasporën shqiptare prej rreth 7-të milionë banorësh në Turqi. Kjo diasporë shqiptare prej rreth 10-të milionë banorësh, e tejkalon për disa herë fuqinë si ekonomike, ashtu edhe fuqinë ushtarake të Maqedonisë.
    Ne, jemi të bindur se konfilkti ndëretnik në Maqedoni nuk ka për ti sjell askujt gjë të mirë: as palës maqedone, as palës shqiptare. Përkundrazi, ai te dy paleve do tu sillte shkatërime dhe humbje të mëdha njerëzore, kurse shkaktari kryesor i këtyre shkatërrimeve dhe humbjeve, kryeminstri Hristjan Mickovski do të detyrohej që ti jap llogari si të palës maqedone, ashtu edhe palës shqiptare. Ne, besojmë se në fund të një lufte ndëretnike kryeministri Mickovski, ministri i rendit pubulik që drejton policinë dhe ministri i mbrojtjes së Maqedonisë që drejton ushtrinë, nga Gjykata Ndërkombëtare e Hgës do të akuzohen për gjenocid dhe spatrim etnik të shqiptarëve dhe, për rrjedhojë edhe do të dënohen me shumë vite burg. Por ky do të ishte skenari më i mirë i dënimit të tyre. Skenari më i keq do të ishte dënimi i Mickovskit nga masat e zemëruara popullore maqedone, për shkak të humbjeve të mëdha njerëzore gjatë luftës, me çrast Mickovski do të mund të përfundonte ose si Moamar Gadafi i Libisë, ose si Sadam Hyseini i Irakut.
    Kush ia hap varrin tjetrit në varr bie vetë!

    Artikuj të ngjashëm

    Takimi i Kurtit me Mickoskin para mbledhjes ndërmjet dy qeverive, ZKM tregon për çka folën

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.