“Shtëpitë Shkolla ’90 ” solli peripecitë e mësimit në fshatin Isniq të Deçanit, aty ku banorët kishin lëshuar odat e tyre për nxënësit dhe personelin arsimorë të Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” në Deçan, raporton Demos.
Profesori Ramë Aliçkaj nën emocione tregoi se si zhvillohej mësimi në këto shtëpi-shkolla.
Aliçkaj i falënderoi tërë banorët e fshatit për mikëpritjen që u’a kanë bërë, sepse ata nga banorët kanë qenë shumë të lirë.
Ai tha se ka ecur nga 10 km në këmbë që ti mësonte nxënësit dhe se mësimin e ka mbajtur rregullisht.
“”Unë e kam mbajtë mësimin rregullisht kam ardh nga fshati Irzniq në fshatin Isniq në këmbë ku është një largësi mjaft e madhe përmbi 10km dimër e verë kamë ardh në këmbë vetëm mos me i la fëmijtë pa mësim”, tha ai.
Më tej ai tha se nxënësit kanë qenë shumë të interesuar dhe se e kanë kuptu peshën e rëndësinë gjatë mbajtjës së mësimit.