Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Disa të arrestuar në Podujevë e Fushë Kosovë për posedim të drogës dhe armëve

    12/11/2024 11:43
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në Podujevë dhe Fushë Kosovë janë arrestuar disa persona për posedim të paautorizuar të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje, gjatë kontrolleve të zhvilluara nga Policia e Kosovës.

    Sipas raportit të policisë, në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, rreth orës 18:40, një person është kapur me një thikë dhe 0.83 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

    I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

    Në një rast tjetër në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, rreth orës 21:30, gjatë kontrollit të një automjeti në të cilin ndodheshin dy të dyshuar meshkuj, policia gjeti dhe konfiskoi 26 gram kokainë, dy telefona celularë, para kesh dhe automjetin.

    Gjithashtu, policia kontrolloi edhe shtëpitë e të dyshuarve, por nuk u gjetën sende të tjera të dyshimta.

    Të dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

    Rastet janë nën hetim për të sqaruar rrethanat e plota të përfshirjes së të dyshuarve.

    Artikuj të ngjashëm

    Në Podujevë, organizohet turne ping-pongu për 8-vjetorin e vdekjes së Deharit

    Drogë, para, telefona, armë – policia arrestoi mbrëmë dy persona në Podujevë

    Kanosje në Podujevë, Policia nis hetimet

    Të Fundit

    Arben Gashi: E turpshme, bota po kallet flakë e ne po zihemi mes vete se kush çfarë pozite të marrë

    Hasani: Do ta votoja një koalicion PDK-VV veç nëse partia e Kurtit krijon Ministri e buxhet për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

    Nagavci thirrje nxënësve: Respektoni rregullat në provimin e maturës, tregoni përgjegjësi dhe integritet

    E rëndë: Ky është personi që vdiq në QKUK, s’i përballoi plagët nga aksidenti në Mitrovicë

    Digjen dy kontejnerë me pajisje në vlerë prej 36 mijë euro në Skenderaj, iu vendosen mbishkrime “SRB dhe 4S”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.