Prokuroria Speciale e Kosovës, ka autorizuar Policinë e Kosovës, sektorin për Hetimin e Korrupsionit që të hetojë disa tenderë në Telekomin e Kosovës.
Sipas dokumenteve që i ka publikuar Feim Kelemndit, drejtor financiar i kësaj ndërmarrjeje publike më datë 6 nëntor, Policia ka kërkuar nga Telekomi që për qëllime hetimi t’i ofrohen sektorit për Hetimin e Korrupsionit një numër kontratash, dokumentacion tjetër dhe sqarime lidhur me këto kontrata, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Në bazë të autorizimit të Prokurorisë Speciale me numër PPN nr.217/2024 në lidhje me rastin me numër të lëndës R-2024-XI-HK-HËKË-SHK-119, kërkojmë nga ana juaj që të na ofroni në formë elektronike (USB-CD) dosjet e plota të tenderëve të emërtua siç vijon: Furnizimi me Stacion Bazë *SB) për modernizimin e rrjetit radio ; Furnizimin me kanale televeizive të Digitalb; Blerja e kontentit të IPTV-së; Furnizim me BTS për modernizimin e rrjeti radio; Ndryshimet në furnizimet me HË, SË dhe shërbime për implmentimin e Early Ran sipas projekti KeM;Punë dhe material për lidhjen e BTS-ve me optik, punë dhe material për lidhjen e BTS-ve me optikë, shërbime të përfaqësimit ligjor pranë Qendrës Zvicerane të Arbitrazhit, mirëmbajtja e platformës CRM dhe Mirëmbajtja e Platformës CRM.”, ka kërkuar Policia.
Po ashtu Policia ka kërkuar nga Telekomi që t’i informojnë secilin rast veç e veë se a kemi të bëjmë me kontratë bazë të negociuar (një burimore) apo me ankes kontratë, cilat kanë qenë arsyet e inicimit të procedurës së negociuar dhe jo të një procedure tjetër, nëse kontrata sipas procedurës se negociuar ka qenë në përputhje me Ligjin për Prokurimin Publik dhe cili ka qenë zyrtari iniciues i aktivitetit të prokurimit, zyrtari i cili e ka përcaktuar procedurën e negociuar për këtë aktivitet.