Kryetari i Degës së AAK-së në Istog, Ukë Blakaj ka bërë të ditur se është themeluar nëndega e AAK-së në Shtutgart të Gjermanisë, shkruan GazetaDemos.
Ai u shpreh se sot ishte një ditë e frytshme për Aleancën në Gjermani, pasi sot u formua edhe nëndega në Mannheim.
Blakaj ka publikuar edhe kryetarin, nënkryetarin, sekretarin dhe antarët e kësaj nëndege.
Postimi i plotë:
Ditë e frytshme për Aleancën në Gjermani.
Pas Mannheim-it, sonte formuam nëndegën e AAK-së edhe në Shtutgart për landi Baden-Württemberg.
Kryetar i kësaj nëndege u zgjodh Hasan Hadergjonaj, nënkryetar Lush Demaj, koordinator Muhamed Pangjaj, sekretar Ujkan Ukshinaj. Kurse, anëtarë kryesie: Ylber Elezaj, Yll Sylaj, Betim Zymeraj, Leonis Zekaj, Arton Gashi, Labinot Gashi, Florent Cufaj, Ardita Lokaj, Avni Tolaj, Blend Ahmetaj dhe Arif Shabanhaxhaj.
Në këtë takim ishin prezentë edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekë Berisha, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, kryetari i AAK-së për Baden-Württemberg, Pleurat Berisha, kryetari i AAK-së për Bavari, Selim Hoti, kordinatori për diasporë, Can Tahiri, si dhe aktivistë të shumtë të AAK-së.