Një polic është plagosur me armë zjarri, pasditen e sotme në Fushë-Kosovë.
Ai është plagosur në thembër dhe gjendja e tij shëndetësore është stabile.
Kështu ka bërë të ditur mjeku kujdestar nga Emergjenca, Sami Bajqinca.
“Stabil, asgjë serioze. Plagë mbi thembër”, tha ajo.
Ndërkohë, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen ku dyshohet se nga një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo/TEVE/