Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    BSPK i reagon Komisionit për Buxhet: Jemi të shqetësuar nga shpërfillja e Qeverisë së Kosovës

    05/11/2024 20:07
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    BSPK ka reaguar lidhur me pikën e 9 të rendit të ditës së Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, raporton Demos.


    Sipas BSPK-së zëri sindikal në Kosovë po shpërfillet në mënyrë të plotë nga Qeveria e Republikës së Kosovës.


    “BSPK i drejtohet me kërkesë publike dhe shumë legjitime Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, si dhe të gjithë deputetëve, që të mos lejojnë këtë shkelje të rëndë ligjore të të drejtave sindikale, të garantuara me ligjet dhe me Kushtetutën e Kosovës. Deputetët janë organ ligjvënës dhe kanë për detyrë që të mos kryejnë shkelje ligjore në dëm të asnjë kategorie në Kosovë, përfshirë edhe të punësuarit që mund të pësojnë nga përfaqësimi i personave që nuk përfaqësojnë zërin e tyre në Bordin Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës”, thuhet në reagim.


    Reagimi i plotë:


    Mbrojtja e Zërit Sindikal – Respekt për përfaqësimin sindikal në Bordin Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës
    Komunikatë për medie e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës
    Prishtinë: 5 nëntor 2024
    Reagim lidhur me pikën e 9 të rendit të ditës së Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere
    Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) po ndjek me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në lidhje me shpërfilljen e zërit sindikal në Kosovë. Ky zë po anashkalohet në mënyrë të plotë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe procesin e emërimit të anëtarit të Bordit të Trustit Pensional të Kosovës nga radhët e punëtorëve. Në këtë proces, komisioni për përzgjedhjen e kandidatëve, i cili përbëhet nga: (1) Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, (2) Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, dhe (3) Ministri i Financave, i Punës dhe i Transfereve, nuk e ka marrë në konsideratë rekomandimin e BSPK-së. Në rastin konkret BSPK është organi i vetëm legjitim për përfaqësimin e të drejtave dhe interesave të punëtorëve në të gjith; sektorët e Republikës së Kosovës
    Në rastin konkret, jo vetëm që komisioni e ka injoruar rekomandimin me të cilin i është drejtuar BSPK-ja, por ka zgjedhur një person që nuk ka rekomandim nga sindikata apo nga punonjësit, por vetëm nga punëdhënësit. Ky veprim përbën një shkelje flagrante të Ligjit për Organizimin Sindikal, i cili garanton përfaqësim të dinjitetshëm për punonjësit e Republikës së Kosovës që janë organizuar përmes shoqatave sindikale në federata sindikale, e deri në konfederatën sindikale BSPK – konfederata e vetme legjitime me të drejtë përfaqësimi të të punësuarve në të gjitha sektorët në Republikën e Kosovës, e me këtë vendim, i është shkelur kjo e drejtë.
    BSPK i drejtohet me kërkesë publike dhe shumë legjitime Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, si dhe të gjithë deputetëve, që të mos lejojnë këtë shkelje të rëndë ligjore të të drejtave sindikale, të garantuara me ligjet dhe me Kushtetutën e Kosovës. Deputetët janë organ ligjvënës dhe kanë për detyrë që të mos kryejnë shkelje ligjore në dëm të asnjë kategorie në Kosovë, përfshirë edhe të punësuarit që mund të pësojnë nga përfaqësimi i personave që nuk përfaqësojnë zërin e tyre në Bordin Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.
    Duke shpresuar në interesin publik për respektimin e ligjeve dhe frymës kushtetuese në Republikën e Kosovës, presim një reagim të menjëhershëm nga Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, si dhe nga të gjithë deputetët, për të parandaluar këtë padrejtësi ndaj të punësuarve në të gjitha sektorët e Republikës së Kosovës, duke vendosur për anulimin e vendimit të komisionit.
    Zyra e Kryetarit të BSPK-së

    Artikuj të ngjashëm

    BSPK-ja thotë se kërkesat e SBAShK-ut janë të drejta dhe legjitime

    BSPK kërkon që rritja e pagave “të bazohet në kritere të qarta dhe të drejta”

    BSPK u bën thirrje autoriteteve kompetente ta rrisin sigurinë në vendin e punës

    Të Fundit

    Tragjedi në Treboviq, ky është 15 vjeçari që vdiq

    “Srebrenica nuk duhet të ndodhë kurrë më”, Parlamenti Evropian bën thirrje për ndërhyrje në Gaza

    “Paska rrejtë”, Murati i reagon Ramës pasi akuzoi Qeverinë në detyrë për bllokim të buxhetit të Prishtinës

    Trump vendos tarifa prej 25 për qind ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë

    Sulm i pazakontë nga bletët në Francë, tre shtrihen në spital, 21 të lënduar

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.