Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Avni Dehari: Çështja e Astritit në dorën e Prokurorisë, s’kanë bërë diçka më tepër

    05/11/2024 08:53
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sot bëhen 8 vite nga vdekja e Astrit Deharit. Tetë vite më parë aktivisti i “Vetëvendosjes” Astrit Dehari ishte gjetur i vdekur në qelinë e tij ku po mbahej në paraburgim në Prizren, i cili po akuzohej bashkë me pesë aktivistë tjerë për gjuajtjen e Kuvendit me zollë.

    Pas vdekjes së Deharit, “Lëvizja Vetëvendosje” kishte premtuar se gjatë mandatit të saj qeverisës do ta zbardhte këtë rast, por ndodhi e kundërta. Ishte dhjetori i vitit 2022, kur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kishte njoftuar opinionin publik se ishin zhdukur disa mostra të Astrit Deharit nga Instituti Mjeko-Ligjor në Prishtinë, të cilat ishin gjetur sërish pas gati një viti e gjysmë.

    Për këtë rast, katër persona të dyshuar u suspenduan.

    Se si e ka parë punën e Ministrisë e Drejtësisë dhe Prokurorisë për zbardhjen e vdekjes së djalit të tij, ka folur babai i Astritit, Avni Dehari.

    Dehari deklaroi se Ministria e Drejtësisë ka kërkuar nga Prokuroria disa herë të zbardhet ky rast, por këta të fundit e kanë konsideruar si ndërhyrje.

    “Pushtetet janë të ndara dhe nuk kanë mundësi t’iu përzihen Prokurorisë. Kanë kërkuar shpesh herë si ministrja dhe kabineti i saj që të zbardhet këtë rast edhe atë e kanë konsideruar si ndërhyrje”, deklaroi Dehari.

    Tutje, Dehari thotë se çështja e djalit të tij është në dorën e Prokurorisë.

    Sipas tij, mbi këtë rast s’ka bërë ndonjë gjë.

    “Çështja e Astritit është në dorën e Prokurorisë që nga fillimi e deri më sot janë të njëjtit persona që kanë qenë 2016 dhe nuk kanë bërë diçka më tepër”, u shpreh Dehari. /Frontonline

    Artikuj të ngjashëm

    Bajraktari për Deharin: Po sillet si kryetar i Kuvendit, s’e ka atë rol 

    Mihali: Tetë vjet pa drejtësi për Astrit Deharin

    Abazi i ashpër ndaj Kurtit: “Erdhi në pushtet me kauzen për Astrit Deharin që nuk e zbardhi asnjëherë”

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.