Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se punimet infrastrukturore në vend po vazhdojnë në mënyrë të rregullt.
Aliu ka thënë se nga të gjitha ato rrugë, më probleme është ajo e rrugës e Gjilanit dhe Dollc-Gjakovë.
“Nga të gjitha ato rrugë, më probleme është ajo e rrugës e Gjilanit dhe Dollc-Gjakovë. Kur flasim për rrugën e Pejës, 240 milionë euro ka qenë e paraparë ndërtimi, aktualisht po realizohet me ritme normale dhe do të kushtojë rreth 90 milionë euro. Sa i përket rrugës së Podujevës, ka qenë me probleme të shumta nga e kaluara, kemi arrit me përmbyll një pjesë të madhe të tyre me dhënë tenderë prej Bardhoshit e deri në Lluzhan e deri në Podujevë. Pra, po shkon në mënyrë standarde, së shpejti do të asfaltohen katër shiritat në atë rrugë, ka probleme në ndërtimin e urave dhe ka probleme edhe në aspektin e ndërmarrjeve tjera siç janë KEDS që i kanë të vendosura shtyllat elektrike e që lindin probleme në suaza normale”, u shpreh Aliu.