Kryetarja e Komisioni për Integrim Evropian në Kuvendin e Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka komentuar të gjeturat e Raportit të Progresit për Kosovën. Ajo ka thënë se raporti është gjerësisht negativ.
“Raporti është gjerësisht negativ si rrjedhojë e qeverisjes jokompetente të Vetëvendosjes me një Qeveri që për katër vite na armiqësoi me miqtë dhe partnerët tanë strategjik, e futi Kosovën nën masa të BE-së dhe nuk solli asnjë njohje. Në përgjigjësi, është shqetësues një numër kaq i madh i vërejtjeve serioze ndaj Qeverisë dhe shumicës parlamentare në Kuvend, e cila e ka përgjegjësinë politike. Raporti ka gjetur se rekomandimet e raportit nga viti 2023 nuk janë zbatuar thujase në asnjë fushë. Më tutje, këshillat, sugjerimet e rekomandimet e Bashkimit Evropian nuk janë marrë parasysh për shumicën e ligjeve dhe politikave kyqe. Raporti ka vlerësuar se ka progres të limituar thujase në çdo fushë të qeverisjes”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.