Presioni i lartë i gjakut (hipertensioni) nënkupton leximet mbi 130/80 mm Hg dhe shoqërohet me një rrezik në rritje të atakut në zemër dhe sulmit në tru. Edhe pse ka shumë mënyra për të ulur presionin e gjakut, një zakon në veçanti kontribuon në rritjen e tij.
Sipas mjekut dhe nutricionistit David L. Katz, zakoni kryesor për t’u hequr është ngrënia e ushqimeve të pasura me natrium të shtuar dhe yndyrna të ngopura, si ushqimet e restoranteve dhe ushqimet shumë të përpunuara.
“Natriumi është një nxitës kryesor i ndryshimit të presionit të gjakut, që do të thotë se marrja e lartë e kripës mund të rrisë ndjeshëm presionin e gjakut”, shpjegoi ai për EatingWell.
Ushqimet shumë të përpunuara si patatinat, krisurat dhe pijet e gazuara nuk janë vetëm të pasura me natrium, por edhe me sheqer të shtuar dhe yndyra të ngopura, të cilat rrisin më tej rrezikun për sëmundje të zemrës. Katz thekson, “Ushqimet shumë të përpunuara përmbajnë përbërës që rrallë i përdorim në shtëpi, duke përfshirë përmirësues të ndryshëm shije dhe emulsifikues”.
Pra, një nga mënyrat më të mira për të kontrolluar presionin e gjakut është të gatuani më shpesh në shtëpi. “Ekziston një lidhje e qartë midis të ngrënit jashtë dhe niveleve më të larta të natriumit”, thotë Dr. Katz. Gjithashtu, përgatitja në shtëpi lejon kontroll më të madh mbi marrjen e sheqerit dhe yndyrave të ngopura, shkruan Index.hr.
Së bashku me dietën, aktiviteti i rregullt fizik dhe menaxhimi i stresit janë çelësi për uljen e presionit të gjakut dhe shëndetin afatgjatë.