Republika e Turqisë po e shënon 101 vjetorin e themelimit.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka dhënë një mesazh me këtë rast, duke deklaruar se “ka vetëm disa pengesa për të kapërcyer dhe disa probleme për të zgjidhur në mënyrë që të arrijmë të ardhmen e ndritur që e quajmë Shekulli i Turqisë”.
Ndërkaq, në Prishtinë, ambasada turke ka organizuar një pritje për personalitete të vendit, organizim ky i mbajtur në Klan Arena.
Në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe kryeministri Albin Kurti, sikurse edhe zyrtarë tjerë shtetërorë e ambasadorë të akredituar në Kosovë.
Edhe në këtë ngjarje është transmetuar video-mesazhi i presidentit Erdogan.