Një ngjarje tragjike ka tronditur mbrëmjen e djeshme kryeqytetin dhe jo vetëm. Familja Myftari u përball me një tragjedi, pasi njëri nga djemt e tyre, vrau mizorisht duke e goditur disa herë me thikë vëllain e tij, raporton GazetaDemos.
Dorasi, i cili tashmë është arrestuar nga Policia e Kosovës, është i riu Gent Myftari, ndërsa viktima është po ashtu i riu, Auron Myftari.
Genti dhe Auroni janë vëllezërit e regjistorit të njohur nga Kosova, Agon Myftarit, i cili sot në reagimin e tij në emër të familjes bëri apel që të mos spekulohet mbi rastin.
Përveç tjerash, ai gjithashtu bëri të ditur se viktimes i jepet nesër lamtumira e fundit, në orën 12:00, në varrezat e qytetit në Arbëri.
“Ju njoftojmë se varrimi i Auron (Hazir) Myftarit do të bëhet nesër (29 tetor 2024) me namazin e drekës (ora 12:00), në varrezat e qytetit në Arbëri. Njëkohësisht, ju njoftojmë se për shkak të rrethanave, familja nuk do të hapë të pame. Pritja do të bëhet vetëm në varreza.”, njoftoi Myftari.
Motivet e kësaj tragjedie ende janë të paqarta, teksa tashmë Policia në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë kanë nisur hetimet.