Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Meloni flet për paktin me Shqipërinë: Asnjë hap prapa, do funksionojë

    24/10/2024 07:43
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka dhënë mbrëmjen e kësaj të mërkure një intervistë të gjatë në ceremoninë e 80-vjetorit të themelimit të gazetës italiane “Il Tempo”.

    Kreu i qeverisë italiane u ndal gjerësisht edhe tek marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët për të cilën u shpreh e vendosur për ta çuar përpara.

    “Do të punoj ditë e natë, por edhe do të jap përgjigjet që presin italianët. Më ka habitur kërkesa e eurodeputetëve të PD-së për nisjen e një procedure kundër Italisë për protokollin Itali – Shqipëri. Ndjej detyrim t’ju kujtoj se protokolli është miratuar nga Parlamenti i Republikës së Italisë dhe nuk është normale që përfaqësuesit italianë të shkojnë në Evropë për të kërkuar dënimin e Italisë.

    Nuk do të lejoj që të çmontohet një model që ne kemi identifikuar se është në përputhje të plotë me ligjin italian dhe europian, sepse ka një pjesë të politikës që nuk është dakord me këtë interpretim dhe sesi duhet menaxhuar imigracioni. Jam e vendosur të eci përpara” – tha Meloni.

    “Asnjë shtet ligjor nuk mund të injorojë menaxhimin e flukseve migratore dhe luftën kundër imigracionit të paligjshëm, sepse imigracioni i paligjshëm është armiku i migracionit legal. Unë mendoj se edhe gjyqësori është dakord me mua. Vendimi që ktheu emigrantët nga Shqipëria është i paarsyeshëm dhe i diktuar nga një vizion shumë i ndryshëm nga ai i qeverisë.

    Gjyqtarët i referohen një vendimi të Gjykatës Evropiane, por mosnjohja e atyre emigrantëve të parregullt filloi shumë më herët. Një nga gjyqtarët kishte deklaruar publikisht kundërshtimin e tij ndaj protokollit Itali – Shqipëri. Nëse ata emigrantë do të kishin qëndruar në Lampeduza apo do të ishin dërguar në ndonjë qendër në Itali, do të kishte të njëjtin rezultat. Protokolli Itali – Shqipëri mund të ndryshojë objektivisht menaxhimin e flukseve.

    Ai do të funksionojë, nuk lejoj të çmontohet. Çështja e Shqipërisë është instrumentalizuar. Protokolli Itali – Shqipëri është një projekt që realisht mund të ndryshojë temën e menaxhimit të flukseve migratore. Këtë e kuptojnë të gjithë. E kuptojnë vendet europiane që po na mbështesin. Ju kujtoj se tema për të gjetur zgjidhje të reja për trajtimin e çështjes së migracionit ilegal ishte dhe në konkluzionet e mbledhjes së fundit të Këshillit Europian.

    Ka pasur edhe një letër nga 14 vende të Bashkimit Eyropian që i kërkonin Komisionit Europian të analizojë, te thellohet dhë të marrë në konsideratë mundësitë për të përsëritur këtë model. Është e qartë se kush do të ndalojë migracionin ilegale e kupton se ky mund të jetë një çelës kthese në anën pozitive dhe kush nuk do që kjo të ndalet e kupton se ky mund të jetë një kthesë negative”, citon Lapsi shqiptar, Melonin.

    E pyetur nëse ndërtimi i kampeve në Shqipëri ka shkaktuar dëm buxhetit të shtetit, Meloni iu përgjigj shkurt: “Për ata që donin superbonus-in, jo”

    Artikuj të ngjashëm

    Meloni ndërpret konferencën: “Më falni, duhet të shkoj në toalet, a mundem?”

    Osmani takon Melonin: Llogarisim në lidershipin e saj në avancimin e rrugës drejt integrimit evropian

    Meloni në Serbi: Temë diskutimi edhe dialogu i Brukselit

    Të Fundit

    E dhimbshme: Ky është 50 vjeçari që vdiq nga goditja e rrymës në Pejë

    Imri Ahmeti rikandidon për kryetar të Lipjanit

    Lidhja e Bizneseve të Kosovës fton kompanitë të bashkohen në luftën kundër zjarreve

    Berisha kërkon hetim të pavarur për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan: Askush s’është mbi ligjin

    Medi Iseni i reagon ashpër Stresit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.