Presidenti i Serbisë, Aleksnadar Vuçiq, u lajmërua në “Instragram” pas bisedës telefonike të sotme me Presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Putin, për çka tha se “më siguroi” se Serbia do të ketë mjaftueshëm furnizim me gaz.
“Sapo kam përfunduar një bisedë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Ne nuk kisihim biseduar për gati dy vjet e gjysmë. Kemi pasur një bisedë të mirë, të hapur, të gjatë dhe kuptimplotë”, tha Vuçiqi, siç e citoi N1.
“E falënderova veçanërisht presidentin Putin që u sigurua që Serbia të ketë sasi të mjaftueshme gazi këtë dimër, me çmime shumë të favorshme. Ajo që ka mbetur nga periudhat e mëparshme për t’u paguar, të dy shprehëm shpresën se në periudhën e ardhshme do të zgjidhen zgjidhje kompromisi… Shpreha shpresën se nuk do të vendosim sanksione ndaj Federatës Ruse”, tha ai.