Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    Çfarë po përpiqet të fshehë Serbia, shtyn për vitin tjetër gërmimet në varrezën e dyshuar në Kozhle 

    19/10/2024 19:55
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Me arsyetimin e specifikave të lokacionit dhe vëshitrësive në terren, autoritet e Serbisë kanë vendosur që këtë vit të mos lejojnë gërmime një varrezë të dyshuar afër Novi Pazarit, ku dyshohet se mund të ketë trupa të të zhdukruve gjatë luftës në Kosovë.

    Pas disa takimeve dhe dakordimeve përgjatë gjithë vitit, më 27 gusht përfaqësuesit e Kosovës e morën rrugën për në një lokacion afër Novi Pazarit dhe nisën përgatitjet për gërmime afër një deponie të mbeturinave, ku dyshohet se mund të jenë varrosur trupat e të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë.

    Këtë të premte një përfaqësues i Instituti të Mjekësisë Ligjore dhe i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur udhëtuan përsëri për në Serbi, me shpresë se po marrin lajme të mira, por u kthye të zhgënjyer.

    Serbia ka vendosur që nisjen e gërmimeve në Kozhle ta shtyjë për vitin tjetër, pavarësisht që procesi ishte paralajmëruar të niste në mesin muajit shtator të këtij viti.

    “Për shkak të juridiksionti është në vendimarrjen e tyre dhe në bazë të konfirmimit që kemi marrë nga ekspertët tonë për shkak të specifikave të këtij lokacioni, ky rast do të bartet për vitin e ardhshëm. Jemi njoftuar që në këtë rast pala serbe, nuk do të përjashtëojë mundësinë, dhe sipas të gjitha gjasave në bazë të rrethanave dhe prezantimit të specifikave të lokacionti dhe vështirësive të hasura në terren që ky rast mund të bartet për në vitin e ardhshëm”, ka thënë Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur.

    Tash kur gërmimet në këtë lokacion janë anuluar për këtë vit, në pikëpyetje janë edhe dy vende të tjera brenda territorit të Serbisë.

    “Krahas lokacionit të Kozhles që e potoncova, pra nuk është diçka që ne nuk e kemi pritur, duke pasur parasysh përvojën në Rudnicë dhe Kizhevak, megjithatë edhe një përgjigje e tillë është zhgënjyese…. po bëjmë përpjekje, dhe në komunikimin që kemi edhe me partnerët ndërkombëtar duke pasur parasysh edhe dakordimin gjatë takimeve që i potencova, që në qoftë se jo në Kozhle atëherë sa më parë të vazhdohet më gërmimet në lokacionin, në Kozarezd dhenë lokacionet në Batajnicë, që rasti i Batajnicës mbetet njëri nga prioritet”, ka thënë Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur.

    Zvarritja e nisjes së gërmimeve për kryetarin e Këshillit të Familjarëve të të Pagjeturve është e pritshme dhe zhgënjyese për familjarët që presin t’i gjejnë më të dashurit e tyre.

    “Pritjet e familjarëve, është një traumë një gjendje traumatike e tyre kur dihet se ka varreza masive në Serbi, Serbia nuk e shiqon më si proces humanitar pro gjithnjë e neglizhon si proces politik, sa herë që i duhet Serbisë të ngrisë diçka e përmend si problem politik”, ka thënë Ahmet Grajqevci  – Kryetar i Këshillit të Familjarëve të të Pagjeturve.

    Grajqevci thotë se prej Serbisë nuk pritet asnjëherë që të ketë vullnet për t’i gjetur edhe rreth 1600 të zhdukur gjatë luftës së fundit, shumica dërmuese shqiptarë.

    Në anën tjetër Gara thotë se brenda territorit të Kosovës janë kryer gërmime në rreth 15 lokacione, e ku bashkë me gërmimet në vitin paraprak,  janë gjetur mbi 20 trupa, të cilët janë në proces të identifikimit. /RTV DUKAGJINI/

    Artikuj të ngjashëm

    Dodik: Qëllimi ynë kombëtar është bashkimi me Serbinë 

    “Bota Serbe”, nuk është shushuritja e fundit e Serbisë neofashiste

    Kurti e akuzoi si spiun, Ristiqi krijon parti në Kosovë

    Të Fundit

    TCh: Prapa kontejnerëve në Theth është Prek Kodra – para 2 vitesh raportohej se kishte planifikuar atentat ndaj Kurtit 

    Don Xhon na prezanton me pasurinë e tij

    SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë

    “Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

    Përkujtohen të rënët e fshatit Morinë të Gjakovës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.