Policia e Kosovës, gjegjësisht njësiti (FAST Kosova), me mbështetje të Njësisë elite FIT, sonte në Mitrovicë kanë arrestuar një person të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga shteti gjerman.
I njëjti ishte në kërkim nën dyshimin e kryerjes së veprave penale, Vrasje dhe Grabitje.
“Me urdhër të Prokurorit Kujdestar për Krime të Renda i dyshuari tani më i arrestuar, me iniciale (G.V.) viti i lindjes (1997) dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedura tjera të parapara për raste të tilla”, thuhet në njoftim.
27-vjeçari i arrestuar është Granit Vallqi, i cili po dyshoher se e ka vrarë një 85 vjeçar më 9 shtator gjatë një grabitje.