Ylli botëror kosovar, Rita Ora është shprehur zemërthyer me rastin e ndarjes nga jeta të Liam Payne, me të cilin edhe kishin bashkëpunime në arenën e muzikës.
Ora thotë se i pëlqente shumë të punonte me Payne, ndërsa pas këtij rasti tragjik, ajo shton se kënga e tyre merr një kuptim krejtësisht të ri.
”Jam e shkatërruar. Ai kishte shpirtin më të mirë, nuk do ta harroj kurrë. Më pëlqeu shumë të punoja me të – ai ishte thjesht një gëzim i madh të isha pranë skenës dhe jashtë saj. Ky lajm tragjik më thyen zemrën. Duke dërguar gjithë dashurinë dhe lutjet e mia për familjen dhe të dashurit e tij. Kënga jonë ”For You”, merr një kuptim krejtësisht të ri për mua tani. R.I.P”.