Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka reaguar në lidhje me bisedat e Dejona Mihalit me deputetin e VV-së, i cili po e informonte për situatën në KEK, shkruan GazetaDemos.
Ai pyet se si qytetarët mund të iu besojnë institucioneve, kur në prapavijë të tyre komandon dikush tjetër.
“Si mund t’iu besojnë qytetarët institucioneve, kur në prapavijë të tyre komandon dikush tjetër. Dikush që s’ka as mandat, as pozitë, as autorizim e rrjedhimisht, nuk jep as llogari për veprat e veta. E mosbesimi, është hapi i parë i rënies së një shteti modern”, shkruan Tahiri në Facebook.
Tahiri tutje thotë se qytetarët do të bëjnë diferencën me 8 shkurt, duke i çliruar institucionet nga kapelat e zeza.
Postimi i plotë:
Si mund t’iu besojnë qytetarët institucioneve, kur në prapavijë të tyre komandon dikush tjetër. Dikush që s’ka as mandat, as pozitë, as autorizim e rrjedhimisht, nuk jep as llogari për veprat e veta. E mosbesimi, është hapi i parë i rënies së një shteti modern. Megjithatë, qytetarët e Kosovës gjithmonë kanë ditur ta bëjnë diferencën, kur është fjala për atë çka na përbashkon në fatin tonë kolektiv – sigurinë dhe perspektivën e Kosovës. Prandaj, ata do ta bëjnë diferencën edhe me 9 shkurt, duke i çliruar institucionet nga kapelet e zeza. Ata duan qeverisje të hapur, transparente, llogaridhënëse e me perspektivë.