Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    RrGK i shkruan Konjufcës, kërkon zgjidhje për grevistet e Kuvendit

    17/10/2024 12:12
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Rrjeti i Grave të Kosovës i ka dërguar letër kryekuvendarit, Glauk Konjufca, përmes së cilës kërkon zgjidhje urgjente për gratë greviste të Kuvendit.

    “Në emër të Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) dhe si aktiviste të përkushtuara për të drejtat e grave, po ju drejtohemi me shqetësim të thellë për situatën e punëtoreve teknike të Kuvendit të Kosovës që gjenden në grevë që 32 ditë”.

    “Ky ngërç neve na ka shqetësuar dhe zemëruar jashtëzakonisht shumë, duke e reflektuar një mosvlerësim të papranueshëm ndaj kontributit të tyre”.

    Mes tjerash, RrGK kërkon që me urgjencë të adresohen kërkesat e grevisteve.

    “Sot, po ju kërkojmë me urgjencë që, si institucion, të ndërmerrni hapa konkretë për të adresuar kërkesat e tyre dhe të gjeni një zgjidhje të menjëhershme për këtë situatë, sepse pa dyshim që një zgjidhje duhet të jetë!!!”

    “Kjo çështje kërkon vëmendje të menjëhershme dhe zgjidhje të përgjegjshme nga ana juaj, si kryetar i këtij institucioni ku ato japin kontributin e tyre.Jemi në pritje të veprimeve tuaja”, thuhet në letër.

    Punëtoret teknike të parlamentit kanë hyrë në grevë mbi një muaj më parë me kërkesën për rritje të pagave.

    Artikuj të ngjashëm

    Para për lindjen e fëmijve, tri organizata kundërshtojnë partitë: Jo paga për riprodhim

    RrGK: Po vriten vetëm pse janë gra

    Dhunimi i 13-vjeçares, RrGK kërkon hetim serioz: Dhunuesit të marrin dënimin e merituar

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.