Ka ndërruar jetë në moshën 31 vjeçari këngëtari me famë botërore, Liam Payne.
Disa dëshmitarë në hotelin ku ai po qëndronte në Buenos Aires na thonë se Liami ra nga dhoma e tij në katin e 4-të të hotelit CasaSur Palermo.
Nuk dihet nëse ka qenë e qëllimshme apo aksidentale.Po ashtu dëshmitarët thanë se kjo ngjarje e rëndë ndodhi rreth orës 17:00.
Raportohet se Liam kishte qenë në Argjentinë kohët e fundit për një koncert të Niall Horan në fillim të muajit.
Liam zbuloi në qershor 2021 se ai luftoi me varësinë nga alkooli dhe droga.