Policia ka arrestuar një person të dyshuar për vrasje në tentativë dhe disa vepra të tjera, raporton Demos.
Në njoftimin e policisë thuhet se personi i dyshuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
Arrestohet një person i dyshuar për vrasje në tentativë dhe disa vepra të tjera
Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, sot ka arritë që të arrestoj një person të dyshuar për një rast vrasje në tentativë.
Rasti ka ndodhë me datën 02.06.202 në fshatin Shalë të Lipjanit.
Në koordinim me Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore, hetuesit policor kanë ushtruar kontroll në shtëpinë dhe objekteve përcjellëse (pronë e të dyshuarit), ku kanë gjetur dhe sekuestruar:
– një armë zjarri
– municion si dhe gjësende të tjera që mund të përdoren si prova në procedurat e mëtejme.
Personi i dyshuar:
M.A mashkull, 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për veprat:
-Vrasje në Tentativë
-Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ,,
-Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armeve apo materieve plasëse dhe
-Fajde.