Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Tahiri: Qeveria bashkëpunoi me Listën Serbe, do të ikë me 9 shkurt

    16/10/2024 13:11
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë sot se kanë thirrur një debat të jashtëzakonshëm për të diskutuar për temën e faljes së borxheve për ambalazhuesit e ujit në Kosovë. Tahiri vlerësoi se ky është një super-skandal i qeverisë.

    Ai shtroi disa pyetje lidhur me këtë çështje.

    “Sot jemi mbledhur në Kuvend si deputetë nënshkrues të kërkesë për një debat të jashtëzakonshme në një seancë të jashtëzakonshme me të vetmin qëllim që ta zbardhim një skandal dhe super skandal i cili është i shumti në këto vite e që është në interes të publikut dhe qytetarëve dhe zbatimit të ligjit që të diskutohen disa çështje që janë krucuale në këtë temë. E para cikla është metoda e vendimmarrjes në këtë qeveri? Cili është ndikimi i strukturave joformale , parapolitike në të gjithë vendimmarrjen me paratë publike? Cikli është ndikimi i i politbyrosë së VV-së, në shpërndarjen e buxhetit të Kosovës dhe të zbardhet dhe të shpërfytyrohen njëherë e përgjithmonë niveli më i lartë korruptiv në historinë e Kosovës që ka ndodhur”

    Ai foli edhe për mesazhet që janë publikuar në mes të koordinatores së VV-së, Dejona Mihali dhe ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

    “Struktura joformale që nuk kanë asnjë rol në Qeveri të Kosovës, nuk kanë funksione publike, sot vendosin për paratë e taksapaguesve të Kosovës. A kuptoni që përmes një pazari negocimi mundohet që paraja publike dhe korrupsioni të instalohet si e mirë publike. A kuptoni që të gjitha veprimet e njëpasnjëshme që ne i kemi diskutu këtu janë duke shpërfaqë dy konkluzione: kjo qeveri ka ardhë në pushtet me mashtrim. Para katër vitesh ka dhënë platformë politike vetëm për me marrë besimin, e atë besim mos me e kthy në të mirë publike të shtetit por me e kthy në të mirë partiake të njerëzve që nuk kanë funksione sikurse që është koordinatorja e VV-së. Ka një aktakuzë që thotë bardhë edhe zi, për një temë që do të duhej të ishte temë e diskutimit në qeveri e joi e diskutimit në zyre e në kafe. Ae kuptoni që Kosova ka ardhur në një stad ku diskutojnë struktura joformale edhe kur duhet me u ndal rryme, e kur duhet me u lëshu rryma”, tha ai.

    Tutje ai tha se kjo Qeveri do të ikë më 9 shkurt.

    “Edhe fëmija në djep e dinë që kur ik dikush është në faj. Kjo qeveri dhe kjo mazhorancë janë në faj sepse nuk kanë se si e mbrojnë në asnjë rrethanë dhe në asnjë mundësi një skandal korruptiv që shihet se është bardhë e zi. Nuk kanë mundësi me e mbrojte një marrë që e ka kapulu Kosovën me rastin e ushqimit dhe nuk kanë mundësi me e fsheh bashkëpunimin sekret, konfidencial me të cilën kanë qenë në mburrje që nuk kanë koalicion me Listën Serbe në fakt vendimmarrjen ka ndodh mu me ndihmën e tyre. Nuk mundet me dal në ballë me u ballafaqu sepse nuk kanë argumente. Kjo qeveri do të ikë më 9 shkurt. Do të ikë njëherë e përgjithmonë”, tha ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Pas deklaratës së Trumpit, Tahiri: Koha me u kfjell, koha të konstituohet Kuvendi

    Tahiri: Propozimi për seanca një herë në javë është antikushtetues, “shpikje” për qeverisje tranzicionale autoritare

    Tahiri – Kusari-Lilës: Populli e di kush je ti, duam ballafaqim

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.