Ka filluar ndeshja mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Qipros, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Momentalisht, Kosova ka gjashtë pikë në vendin e dytë në grupin 2 në Ligën C, tri më pak se Rumania që prin.
Në anën tjetër, Qipro është në pozitën e tretë me tri pikë, falë një fitoreje minimale ndaj Lituanisë në xhiron e parë.
Gjatë nëntorit, Kosova do t’i luajë edhe dy ndeshjet e fundit të këtij cikli, teksa do ta presë Lituaninë dhe udhëton për t’u përballur me Rumaninë.