Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    ​Balje: Heqja e vizave për Bosnjën ndër momentet më të rëndësishme për neve si boshnjak

    15/10/2024 16:25
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Komuniteti boshnjak në Kosovë e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për lëvizjes e lirë për qytetarët e Bosnje e Hercegovinës, vendim ky i cili pritet të hyjë në fuqi nga janari i vitit të ardhshëm. Kështu ka deklaruar deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje e cila tha se ky lajm e ka gëzuar sepse tashmë familjarët e tyre në Bosnje e Hercegovinë janë të lirë të udhëtojnë drejtë Kosovës.

    Në një intervistë për KosovaPress, deputetja me kombësi boshnjake, Duda Balje shpreson që deri në janar edhe Bosnja do ta shqyrtoj mundësinë e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës.

    “Kam qenë shumë e lumtur unë mendoj se është një prej momenteve që është shumë i rëndësishëm për neve boshnjakëve. Momenti kur je i lirë për të shkuar në vendin ku jeni lindur është diçka e madhe, sepse unë e di që shumë boshnjakë që janë prej Kosovës jetojnë në Bosnje e Hercegovinë dhe kemi shumë studentë që janë atje, dhe këtë mundësi e kam përshëndetur me lumturinë më të madhe”, tha Balje.

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje u shpreh se Bosnja e Hercegovina edhe përkundër obligimeve që ka me marrëveshjen e Berlinit, ende nuk ka bërë asgjë për lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës.

    “Kryeministri ka vendosur ta bëjë i pari, sepse prej anës së Bosnjës edhe me marrëveshjen e Berlinit Qeveria e Bosnje e Hercegovinës asgjë nuk ka bërë, ne kemi votuar edhe brenda Kuvendit edhe brenda Qeverisë, por ata kanë qenë në fakt pa fjalë…Për mua ka qenë jo e logjikshme qysh ne mundemi me shkua me letërnjoftim në Serbi, në një shtet që nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës e jo në Bosnje e Hercegovinë. Për neve ka qenë një situatë e vështirë, por tash ne kemi hap rrugën dhe vërtetë jemi duke pritur nga Bosnja e Hercegovina të bëjë njëjtë, prej janarit me u bë e njëjtë…. Bosnja është e obliguar në bazë të marrëveshjes së Berlinit, por Bosnja ka shumë problem sepse e ka një politikë të brendshme që është shumë e komplikuar”, tha ajo.

    Heqja e vizave nga ana e Bosnje e Hercegovinës është shumë e rëndësishme për popullin boshnjak në Kosovë thotë Balje.

    “Për neve është e rëndësishme edhe në mënyrë emocionale, kulturore edhe ekonomike ne jemi lidhur me njerëz brenda Bosnjës edhe në aspektin e arsimit edhe në shumë aspekte të tjera. Nuk jemi shumë larg vërtet shpresoj dhe po dua të besoj që vërtetë ata kanë parë si Kosova është hapur dhe shpresoj që edhe Kosova së shpejti kanë me bërë njëjtë”, theksoi ajo.

    Ndër të tjerash, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje deklaroi se brenda vitit ka shumë kërkesa për ndihmë nga bashkëkombësit e saj që jetojnë në Bosnje e Hercegovinë.

    “Unë si deputete në më pak se 1 vit kam më pak se 30 kërkesa për ndihma edhe me aplikua për viza edhe me aplikua për letra me letërnjoftim, raste të vdekjes, dasma nuk kanë pas mundësi me qenë prezent në Kosovë dhe vërtetë ka qenë shumë komplekse. Edhe për viza ata kanë pas mundësi vetëm në Tiranë ose në Shkup edhe viza ka qenë shumë shtrenjtë edhe procedura ka qenë komplekse dhe unë mendoj se tash kemi bërë një hap shumë të mirë dhe besoj që edhe Bosnja ka me e bë shumë shpejt”, tha ajo.

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje tregoi se edhe procedurat burokratike për pajisje me vizë të Bosnje e Hercegovinës janë komplekse.
    Ajo thotë se kërkohet arsye e fuqishme për të fituar të drejtën e vizës.

    “Me mënyrën e reciprocitetit ne jemi të obliguar si ne edhe ata deri tani me aplikua për viza. Për me marr viza duhet me arsyetua pse dhe këtu është shumë problem me marr, mundesh me marr vizën e Bosnjës veç nëse kishe pas ndonjë takim politik, ose ndonjë rast vdekje, duhet me arsyetuar me një arsye që është shumë e fortë dhe shumë shpesh kemi marr refuzime. Unë një herë kam aplikuar me pasaportë diplomatike dhe nuk kam marr vizën shumë kanë qenë strikt dhe të forta dhe burokracia ka qenë e madhe”, theksoi ajo.

    Vendimin për heqjen e vizave për qytetarët e Bosnjës, kryeministri i Kosovës e bëri të ditur gjatë ditës së djeshme në kuadër të Samitit të Berlinit.
    Sipas tij vendimi erdhi si përgjigje ndaj refuzimit të entitetit të Republikës Srpska për të ratifikuar marrëveshjen për lëvizjen e lirë.

    Artikuj të ngjashëm

    Efekti i vizave, vetëm në shtator mbi 344 mijë qytetarë u nisën drejt Evropës

    Zyrtarisht hiqen vizat për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

    Kaq persona u pajisën me pasaporta që nga liberalizimi i vizave

    Të Fundit

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.