Opinionisti Rrahman Paçarizi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ndër të tjera ka folur edhe për çështjen e shujtave të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ai është shprehur se mungesën e ushqimit nuk e diskuton as Hezbollahu, e sipas tij, jo më Kosova që aspiron të hyjë në NATO.
“As Hezbollahu, si grup paramilitar nuk e diskuton mungesën e ushqimit, jo më Kosova që i thotë vetes shtet dhe aspiron të hyjë në NATO”, është shprehur ai.