Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Dalin mesazhet: Dejona Mihali vendos kur të ndalet rryma në Kosovë, e kur jo

    14/10/2024 21:28
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Dejona Mihali me pozitë koordinatore e komiteteve në Vetëvendosje, pa asnjë pozitë shtetërore e as drejtuese në korporatë vendos se kur të ndalet rryma, e kur jo në Kosovë. Anipse nuk ka asnjë kompetencë formale ajo i jep urdhër Nagip Krasniqit, ish-Kryeshefit të KEK-ut, që rryma të mos ndalet në ditë të caktuara. Pas kësaj, ajo ia jep Krasniqit edhe një leksion se si duhet t’i mbaj në kontrollë burimet e informacionit, “sidomos ata të ndërrimit të natës”.

    “Sot dhe nesër jetike mos të ketë reduktime”, i drejtohet Mihali ish-Kryeshefit të KEK-ut Nagip Krasniqi në komunikimet që i ka publikuar Nacionale. Madje përveç kësaj, ajo ia shton edhe një “fare” në fjali, duke ia bërë të ditur Krasniqit, se për ato ditë të caktuara nuk duhet të ketë fare reduktime.

    Pas urdhërit që Mihali ia jep Krasniqit që të mos ketë reduktime, pason një bisedë tjetër; ajo ia jep një leksion se si duhet të kontrollohen sinjalizuesit.

    Duke ia dërguar një informacion që kishte dalur nga KEK-u, Mihali i kërkon llogari Krasniqit, se përse po dalin informacione nga Korporata e ky i fundit nuk po i di.

    Krasniqi për t’u “shfajësuar” i thotë se “s’duhet të merremi me thashetheme”, derisa Mihali ia kthen me një leksion: “vërtetësia është tjetër gjë, burime të tjera të infos çka ngjan aty në vend të ngjarjes është me rëndësi, të marrim masa, të kesh njerëz që të njoftojnë paralelisht, ata që janë në ndërrim kryesisht natën.”/Nacionale

    Artikuj të ngjashëm

    “Jetike të mos ketë reduktime”, mesazhet e Dejona Mihalit e Nagip Krasniqit që treguan kapjen e ndërmarrjeve të pavarura

    “A po vjen te ne… me kapelë”, publikohet një bisedë tjetër mes Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit

    Bisedat Mihali-Krasniqi, Çitaku: Sot të gjithë e kanë të qartë se GEN-in serb dhe Martinin e kemi dhuratë nga Vetëvendosja

    Të Fundit

    Amerika feston pavarësinë, pamje nga hedhja e fishekzjarreve në Prishtinë

    Përgënjeshtrimi nga Brukseli: Si gënjeu Vuçiqi për takimin me Von der Leyen?

    Mehmetaj kritikon VV-në: Po i japin veto Listës Serbe për bllokimin e shtetit

    Trump: Deportimi i njerëzve të lindur në SHBA mund të jetë ‘puna e radhës

    “Gjakun e lajm me gjak”, sulmohet shtëpia e italianit që vrau me armë 25-vjeçarin shqiptar

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.