Gjatë ditës së nesërme Kuvendi i Kosovës pritet që të mbajë seancë të jashtëzakonshme lidhur me gjendjen në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Kjo pas kërkesës së 42 deputetëve nënshkrues. Seanca është paraparë të mbahet me fillim nga ora 12:00.
Mirëpo vetëm një orë më herët grupi parlamentar i VV-së pritet që të mbajë konferencë për media.
Sipas njoftimit konferenca do të mbahet në ora 11:00 në zyrat e grupit parlamentar të këtij subjekti politik