Kompania e cila aktualisht ka tenderin për ushqim për ushtarët e FSK-së, ka kontratë deri më 30 shtator. Kontrata e re për ushqim nuk është nënshkruar ende dhe si rrjedhojë e kësaj situate, për ushtarët e FSK-së po përgatitin ushqim kuzhinierët e marrë “hua” nga Menza e Studentëve.
Në media kanë qarkulluar fotografi të ushqimit të mangët që iu servohet ushtarëve të Kosovës. Zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes mohonin se ushtarët po hanë ushqim me cilësi të dobët, madje thonin se “ushtarët po hanë ushqim sikurse të gardianëve të burgjeve”.
E së fundmi, në redaksinë sipas Periskopit shihet se cfarë ushqimi ha një zyrtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës.
“Ky është ushqimi që ha një zyrtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës (gardian), brenda ndërrimit prej 12 orësh.
Kjo fotografi është nga ushqimi i parmbrëmshëm në burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc.
Në fakt, ushqimi i njëjtë u shërbehet gardianëve në të gjitha burgjet e vendit.
Deklarimet se FSK po ha ushqim sikur të gardianeve të burgut nuk vlenë sepse ata janë edhe më keq sesa në ushtri”, thotë ky burim.