Gjatë ditës së sotme është plagosur aksidentalisht një oficere policore nga një koleg i saj në vendin e punës, shkruan GazetaDemos.
IPK ka njoftuar se kanë filluar hetimet lidhur me incidentin e shkrepjes aksidentale të armës së zjarrit në Stacionin Policor Jugu në Prishtinë.
Sipas hetimeve, dyshohet se një copë e gëzhojës së plumbi e ka plagosur në këmbë dhe e njëjta është transportuar menjëherë për trajtim mjekësor.
Lidhur me rastin, është njoftuar edhe prokurori i shtetit, ndërkaq zyrtari policor që shkaktoi aksidentalisht shkrepjen është suspenduar.