Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza është solidarizuar me personat e prekur me kancer të gjirit, shkruan GazetaDemos.
Ai u shpreh se e bashkëndjen dhimbjen dhe shqetësimin e personave të prekur, pasi tregoi se motra e tij është opërballur me këtë sëmundje.
“Sa herë që flitet për sëmundjen e kancerit të gjirit, unë dëgjoj dhe përjetoj bashkë me të prekurit dhe familjet e tyre. E përjetoj shqetësimin e tyre kur cingërron telefoni, sepse si familje jemi përballur me këtë sëmundje. I përjetoj pritjet në korridoret e spitaleve, pritjet e daljes së rezultateve. Por, e përjetoj edhe kurajon për të mos u dorëzuar edhe kur gjithçka duket e vështirë dhe e pamundur. Fatmirësisht, as motra ime kurrë nuk është dorëzuar dhe tashmë e ka fituar betejën me kancerin e gjirit”, shkruan ai në Facebook.
Hamza tutje thotë se të prekurit me këtë sëmundje do ta ndjenjë më shumë përkrajen e shtetit.
“Mos u dorëzoni asnjëherë!”, ishte porosia ime në konferencën e sotme “Të mbijetuarat e kancerit më të Fuqizuara dhe të Zëshme”. Të gjithë të prekurit do ta ndjejnë më shumë përkrahjen e shtetit, me kujdes të shtuar shëndetësor, sigurime shëndetësore dhe këshillime profesionale psikologjike”, përfundoi ai.
Postimi i plotë: