Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë sot para seanacës së Kuvendit se s’ka pasur asnjë komunikim me Listën Serbe për ligjin për pagën minimale, shkruan GazetaDemos.
Ai thotë se audio-inçizimet janë të falsifikuara dhe se i ka raportuar në Policinë e Kosovës.
“Një matematikë e thjeshtë e tregon se nuk kemi pasur nevojë për ta. Në korrik 2023, 13 muaj nga largimi i Listës Serbe nga Kuvendi i Kosovës. Vetëm një bisedë përmes telefonit, ka ndodhur me insistim për çështje të sigurisë për Marrëveshjen e Energjisë. Nuk e ndërroj as një pikë as presje nga deklaratat e mia”, tha Kusari-Lila.