Vizitës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në një objekt për të cilin deklaroi se do të mund ta shndërrojnë në maternitet për gratë nga Leposaviqi, i ka reaguar menjëherë Lista Serbe.
Duke u viktimizuar për sjelljen e qeverisë kosovare ndaj serbëve që jetojnë në Kosovë, Lista Serbe po thotë se kryeministri po përdor gjithçka në veri për poenë politikë.
Madje thotë se kryeministri i Kosovës nuk ka asgjë për t’i dhënë shqiptarëve, prandaj i ka mësyrë serbëve.
“Albin Kurti ka nisur zyrtarisht fushatën e tij mbi kurrizin e serbëve në komunën e Leposaviqit me urdhër që Qendra për Punë Sociale të largohet nga lokalet e saj, e cila normalisht siguron para të gatshme dhe lloje të tjera të mbështetjes për më shumë se 1500 përdorues dhe më të rrezikuarit, me aftësi të kufizuara, nënat vetushqyese, fëmijët, të sëmurët…”, thuhet në reagimin e LS.
Kjo parti ankohet duke thënë se kryeministri kosovar po u bën shumë të këqija serbëve të veriut.
“Duke mos pasur asgjë të mirë që mund t’u japë shqiptarëve, Kurti po mundohet maksimalisht të tregojë se sa të këqija mund t’i bëjë serbëve dhe kështu fiton poena të lira politike, ndërsa bashkësia ndërkombëtare dhe ambasadat në Prishtinë në heshtje shikojnë shkeljen e të drejtave të popullit serb.
Kurti nuk ka autostrada, shkolla, çerdhe, fabrika e as parqe shkencore për t’i vizituar, por prandaj ka urrejtje ndaj serbëve që ekstremistët e tij shpesh i promovojnë. Se e keqja dhe urrejtja ndaj serbeve nuk kane fund, shihet edhe nga njoftimi se Kurti dëshiron te jete gjymtyre për nenat dhe foshnjat serbe. Ky është si një njoftim për ardhjen e Dr. Mengel. Po te donte te vepronte duke respektuar te drejtat e popullit serb, mund ti mblidhte falangat e tij te armatosura qe janë stacionuar ilegalisht ne veri, dhe ti merrte me vete ne Prishtine ku çdo dite bëhen vrasje, grabitje dhe përdhunime, qe te tregonte dijen e tij atje për të mos terrorizuar popullin serb”.
“Presim qe edhe pas këtij persekutimi te dhunshëm te Qendrës për Pune Sociale ne Leposaviq, ambasadoret e Quintit-s do te nxjerrin deklarate anemike dhe ne prapaskene disa njerëz do te gëzohen qe serbet ende janë nen presion nga regjimi i Kurtit”.