Ambasadori Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves ka vizituar sot Doganën e Kosovës.
Ai u mirëprit nga drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës.
“Ambasadori Hargreaves shfaqi interesimin e tij për dinamikën e bashkëpunimit të Doganës së Kosovës me autoritetet ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar. Drejtori Llugaliu i sqaroj Ambasadorit bashkëpunimin në fushën e shkëmbimeve operacionale dhe ngritjen e kapaciteteve, duke vënë theksin në rezultate të konsiderueshme në interes të të dyja vendeve dhe duke shprehur mirënjohjen e tij për bashkëpunimin dhe përkrahjen”, thuhet në njoftimin e doganës.
Ambasadori Hargreaves ishte po ashtu i kënaqur me bashkëpunimin dhe i hapur për të vazhduar dhe avancuar bashkëpunimin e mëtejmë.
“Dogana e Kosovës mbetet e vendosur në vlerësimin e lartë të bashkëpunimit me Ambasadën Britanike dhe me autoritet ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar drejt rritjes së efikasitetit të operacioneve doganore për të ofruar siguri në transaksionet tregtare dhe për ti kontribuar sigurisë e sundimit të ligjit”.