Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje për takimet që ka pasur bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ambasadorin Drilon Gashi në kuadër të ditës së dytë të Forumit për Siguri të Varshavës.

Ai në Facebook shkruan se në fokus të këtyre takimeve ishin çështjet e sigurisë, mbrojtjes, sundimit të ligjit, digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike.
“Takuam zëvendëskryeministrin e Polonisë, Krzysztof Gawkowski e ministrin e Drejtësisë, Adam Bodnar, ministrin e Mbrojtjes të Estonisë, Hanno Pevkur, ambasadorin e Austrisë në Poloni e ish-ministrin e Mbrojtjes të Austrisë, Dr. Werner Fasslabend, Andreas Stadler, dhe drejtorin e Fondacionit Casimir Pulaski, Zbigniew Pisarski, si dhe me publicistin e njohur polak dhe kryeredaktorin e gazetës Wyborcza, Adam Michnik”.
“Mbrëmjen e përmbyllëm me një pritje të organizuar për diasporën tonë në Poloni. Poloninë e kemi shtet mik për shumë vite. Na ka mbështetur ndër vite. Me hapjen e Misionit të Kosovës në Poloni sivjet, po zgjerojmë dhe forcojmë partneritetin ndërmjet dy shteteve dhe popujve tanë”, shkruan ai.