Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Bedri Hamza kryeministër i ardhshëm”, Krasniqi: PDK-ja është në garë për vend të parë

    03/10/2024 09:49
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, gjatë një interviste në RTV 21, ka folur për shumë tema, përfshirë zgjedhjet, narracionin e pushtetit të kryeministrit Albin Kurti për “zhvillimin e Kosovës”, e dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Çka tha kryetari i PDK-së?

    Së pari, Krasniqi e lavdëroi kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, të cilen e quajti “kandidat të duhur për të gjithë qytetarët”.

    “Hamza është kandidati i duhur për të gjithë qytetarët, video e Hamzës që ka ftuar qyetetarët është ne frymën e fushatës që do ta shohim në vazhdimësi se është pranë qytetareve pa dallim, Hamza është kadidati i qytetarëve të Kosovës që garon me PDK është kandidaturë ndryshe nga ato që i kemi në skenën politike”, tha Krasniqi.

    Në intervistë, Krasniqi u tregua goxha optimist, duke sqaruar se PDK-ja është në garë për vendin e parë.

    “Bindja ime e plotë dhe apsolute është se kryeminsitër i ardhshëm është Bedri Hamza, PDK-ja është në garë për vendin e parë”, tha Krasniqi.

    Pastaj Krasniqi u mor me qëndrimet zyrtare të Qeverisë Kurti. Sipas Krasniqit, qeverisja katër vjeçare e VV-së është një mundësi e humbur.

    “Ka qenë një mandat i fuqishem, një mundësi e humbur, ka pasur mundësi që të ketë një qasje dhe qeveri transoformative në Kosovë, por qytetaret për këto 4 vite kanë pasur tema që nuk janë tema për tryezat familjare pasi që shumica e temave kanë qenë, dialogu, ndërkombëtarët, siguria asnjë herë s’kanë qenë tema që na preokuptojnë” – tha Krasniqi.

    Në këtë intervistë, kryetari i PDK-së nuk e la pa i përmend dy njerëz të pushtetit, Martin Berishaj dhe Nagip Krasniqi, dy të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

    “Paratë e pista ne Kosove ka vetem ne parat e mafise energjetike, janë në thasët e Martin Berishajt dhe Nagip Krasniqit qito janë paratë e vetme të pista për të cilat flitet në këtë vend sepse në fund të fundit vetëm njerëzit e tij janë duke u akuzuar për afera politike”, tha Krasniqi, ndërsa vlerësoi se çdo fjalë e Kurtit e thënë në ditët e fundit të qeverisë së tij është pjesë e fushatës zgjedhore.

    Në lidhje me investimet e huaja, Krasniqi vlerësoi se nuk ka të tilla, pasi investimet e llogaritura si të huaja janë të mërgimtarëve në patundshmëri. Ndërsa rreth dialogut, Krasniqi tha se duhet të ketë një qasje të re.

    “Problemet që i ka sjell kjo qeveri në dialog është shkëputja që nuk janë marrë me një temë, këtë tren të humbur duhet me ja faturu kësaj qeverie… Nje qasje e re me dialogun me një mirëkuptim me një spjegim me një bindje që e kemi pernime se dëshirojmë të kryejme punë”, tha Krasniqi” – tha ai.

    Sjellim ndër mend që Bedri Hamza është shpallur tashmë zyrtarisht që një kohë kandidat për kryeministër të Kosovës nga radhët e PDK-së.

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi në Malësi të Vërrinit: Me besim të palëkundur në fitoren e PDK-së

    Dhjetë vjet nga hyrja e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, Memli Krasniqi rikujton historinë e anëtarësimit

    Krasniqi takohet me Terras, kërkon që BE-ja të reagojë ndaj sulmeve të Serbisë karshi Kosovës

    Të Fundit

    Koci: Po flas me të gjithë akterët politik privatisht, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët dhe me e rritë angazhimin

    Mustafa: Qasja e Vetëvendosjes është mshele gojën, voto qysh t’thojmë na

    Procesi gjyqësor në Hagë po hyn në fazën vendimtare

    Zemra që rreh për popullin, emocionet e rralla të një polici kosovar

    E trishtë: Vdes i riu që u aksidentua në Dubravë të Istogut 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.