Profesori i Universitetit të Beogradit, Dr. Ivan Videnovic, ka kërkuar falje “në emër të 5000 serbë ve që ende nuk ka mundësi të vënë lule në Batajnicë, ku ishte varreza masive me trupat e pajetë të 700 shqiptarëve të vrarë në luftën e Kosovës”.
Videnovic, shtoi se numri i votuesve të tij prej 5000 serbëve nuk është i madh, por ishte një gjë e mirë për të filluar.
Profesori serb këto komente i bëri në hyrje të diskutimit të tij në konferencën që po e organizon Instituti OCTOPUS në Prishtinë.