Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    18-vjeçarja në Pejë ende jashtë bankave shkollore për shkak të mbulesës

    01/10/2024 21:03
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Nxënësja në gjimnazin “Bedri Pejani” në Pejë ende nuk është rikthyer në bankat shkollor. Ani pse kishte një kërkesë nga MASHTI që nga dita e premte, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Kjo për shkak se siç mëson televizioni, nga DKA po kërkojnë një vendim nga Ministria për rikthimin e vajzës.

    18-vjeçarja A.D, bashkë me nënën e saj erdhën mëngjesin e së martës në shkollën “Bedri Pejani”.

    Por, dyert e këtij institucioni arsimor në Pejë ishin të mbyllura për nxënësit e vitit të tretë.

    Që ta kthejë të bijën në shkollë, nëna e vajzës pati edhe një debat me drejtorin.

    Por, mësimi 18 vjeçares nuk iu mundësua.

    Ani pse Ministria e Arsimit kërkoj nga kjo shkolle që nxënësja e cila u mbulua ti rikthehet procesit mësimor, një gjë e tillë nuk ndodhi as me 1 tetor.

    E as drejtori i arsimit, në komunën e Pejës, Naser Gega, nuk ishte i qasshëm për prononcim.

    Sipas burimeve të Tëvë 1, arsyeja e mos kthimit të A.D në shkollë, është se Ministria e Arsimit nuk iu ka dërguar  drejtorisë një vendim për një gjë të tillë, por vetëm kërkese përmes email-it

    Madje siç mësoi televizionit, të martën Gega pati edhe një takim me Ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci rreth kësaj çështje.

    Që nxënësja do të rikthehet të hënën në gjimnazin “Bedri Pejani”,  pati premtime të shumta nga deputetë, aktivistë e zyrtarë të MASHTI-it.

    “Ky nuk është rasti i parë që ndodh në Pejë, mirëpo ka pasur premtime që vajza do të rikthehet në shkollë, premtimet kanë qenë publike bile ka pasur edhe nga zyrtarët e Ministrisë siç është zëvendësministri i arsimit, që kanë premtuar që vajza do të rikthehet ajo gjë ka ndodhë më shumë kemi parë deklarime për merita se sa për realizime konkrete”, tha gazetari lokal, Valdrin Daci.

    Teve1 ka kërkuar përgjigje nga MASHTI rreth takimit me drejtorin e arsimit në komunën e Pejës, por nuk ka marrë përgjigje deri në momentin e publikimit të kronikës.

    Të Fundit

    Vdes në QKUK një punëtor, pësoi lëndime të rënda në fabrikën e tullave në Gjakovë

    Pse Trump nuk dëshironte t’i shtrëngonte duart me Merkelin?

    Mijëra qytetarë të Kosovës jetojnë në banesa pa pranim teknik

    2 vjeçarja që u mbyt në pishinën familjare në Istog, çka thuhet në raportin e policisë për ngjarjen tragjike

    Shkon në 51 numri i viktimave nga përmbytjet katastrofike në Teksas

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.