Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    Grenell: Flas rregullisht me Vuçiqin dhe i them se duhet të shkëputet nga Rusia dhe Kina

    27/09/2024 12:17
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    I dërguari amerikan për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës gjatë administratës së ish-presidentit Donald Trump, Richard Grenell, ka thënë se e ardhmja e Serbisë është pranë Shteteve të Bashkuara, dhe jo pranë Kinës dhe Rusisë, raporton Zëri i Amerikës.

    Ai beson se mes SHBA-së dhe Serbisë ekziston një miqësi e sinqertë, pavarësisht se kush është në pushtet.

    “Unë flas rregullisht me presidentin e [Serbisë, Aleksandar) Vuçiq dhe i them se duhet të shkëputet nga Rusia dhe Kina dhe të afrohet me Perëndimin dhe SHBA-në. Si një amerikan, shpesh jap këshilla të tilla dhe nuk hezitoj të promovoj vlerat e Perëndimit”, tha Grenell.

    Grenell ishte ndër të ftuarit në pritjen “Serbia përtej së ardhmes”, të cilën Misioni i Përhershëm i Serbisë në OKB e organizoi në Nju Jork.

    Ish-zyrtari i administratës Trumpit ka mbetur i afërt me përfaqësuesit e pushtetit në Serbi edhe pas largimit nga detyra.

    Presidenti i Serbisë i dorëzoi atij një dekoratë shtetërore në tetor të vitit 2023 dhe me atë rast vlerësoi se roli i Grenellit në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës “jo vetëm që ka kontribuar për paqen dhe stabilitetin rajonal, por ka luajtur edhe një rol kyç në forcimin e lidhjeve mes SHBA-së dhe Serbisë”.

    Në pyetjen e gazetarëve për gjendjen e tanishme në Kosovë, ish-zyrtari, i cili është ende aktiv në fushatën e Donald Trump, kritikoi administratën e presidentit të tanishëm amerikan Joe Biden.

    “Jam shumë i zhgënjyer që gjithë puna e mirë që ka bërë presidenti Trump në rajon është hedhur poshtë”, tha ai.

    Sipas raportimit të Zërit të Amerikës, për shkak të ndërhyrjes nga shërbimi për shtyp i presidentit të Serbisë, Grenell nuk iu përgjigj pyetjes së këtij mediumi për investimin e dhëndrit të Trumpit, Jared Kushner, në ndërtesën e ish- Shtabit të Përgjithshëm në Beograd.

    Serbia ka nënshkruar një kontratë me firmën e Kushnerit për “rivitalizimin” e kompleksit të Shtabit të Përgjithshëm në qendër të Beogradit, i cili u shkatërrua pjesërisht gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.

    Ish-zyrtari i administratës Trump shpesh ka folur publikisht me lëvdata për projektin e dhëndrit të Trump në Beograd.

    Grenell, ndër të tjera, vlerësoi se ndërtesa e ish-Shtabit të Përgjithshëm në Beograd, e cila është simbol i konfliktit, mund të shndërrohet në një urë miqësie mes Serbisë dhe SHBA-së.

    Në vendin e rrënojave nga bombardimet, është planifikuar ndërtimi i dy ndërtesave të larta me apartamente dhe hotele, megjithëse nga ky objekt, i ndërtuar mes viteve 1955 dhe 1965, nuk është hequr statusi i mbrojtjes së pasurisë kulturore./REL/

    Artikuj të ngjashëm

    Grenell: S’ndjehem mirë që Thaçi është në burg për shkak se ne e ftuam në SHBA, do ta lirojmë nëse fiton Trump

    “Radha e Hashim Thaçit”, Grenell reagon pasi u rrëzua një nga aktakuzat më të forta kundër Trump’it

    Kryeministri i ri maqedonas takohet me Richard Grenell

    Të Fundit

    Deputetët nuk hoqën dorë, përfituan mijëra euro për karburante gjatë vitit 2024

    Rutte bën paralajmërimin e frikshëm: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme të Xi dhe Putin 

    Tmerr në Antalia, luani del nga kafazi dhe sulmon një familje në park 

    Redžepit i besohet edhe një mandat nga partia boshnjake

    Trump për përmbytjet në Teksas: Një tragjedi e paimagjinueshme

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.