Ende nuk është kapur i dyshuari për vrasjen e sotme në Mitrovicë. Në një njoftim për media, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vend ngjarje janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja.
PK-ja ka bërë të ditur se arrestimi i të dyshuarit është duke vazhduar.
“Nga informatat e para nga vendi i ngjarjes, ishte bërë e ditur se një person i dyshuar kishte shtënë me armë në drejtim të viktimës F. Z., 45 vjeçar, i cili fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicës, më pas ishte dërguar në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar te Kosovës “SHSKUK ”. Ndërsa, rreth orës 12:00 nga SHSKUK- ja, është raportuar se i plagosuri viktima ka ndruaj jetë. Me urdhër te Prokurorit, trupi i pajete i viktimës është dërguar në IML, për obduksion. Nga hetimet e zhvilluara në vendin e ngjarjes si dhe ekzaminimet e kryera, hetuesit policor si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja. Rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarit dhe zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale vrasje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Viktima ka vdekur në QKUK, ku u transferua për shkak të plagëve të marra. Lajmin për EO e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.
“Po, mund të ju konfirmoj se personi i plagosur, nuk ka arritur që t’iu mbijetojë plagëve”, tha Syla.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 09:42, në rrugën ”Fatime Hetemi” në Mitrovicë. Viktima u raportua se është 40 vjeçar.