Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Krimet e rënda aksion kundër fajdes dhe bixhozit, katër të arrestuar në Prishtinë

    19/09/2024 11:23
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Katër persona janë arrestuar në një aksion kundër fajdes dhe bixhozit në Prishtinë.

    Arrestimin e të dyshuarve e ka konfirmuar, kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi.

    “Janë arrestuar katër persona”, tha Gashi shkurt duke mos dhënë më shumë detaje.

    Me detaje për rastin ka dalë Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës.

    Sipas komunikatës së lëshuar janë bastisur tri lokacione në Prishtinë. Të dyshuarit, thekson komunikata,  përmes formave të ndryshme të kanosjes, në vazhdimësi kanë detyruar viktimën që të veprojë kundër pasurisë së tij, duke përfituar kështu në formë të kundërligjshme shuma të ndryshme të parave si interes nga fajdeja, e po ashtu të dyshuarit kanë ushtruar edhe veprimtarinë e bixhozit të kundërligjshëm.

    Gjatë aksionit janë sekuestruar dëshmi të ndryshme si: shuma të konsiderueshme të parave kesh, 5 automjete, telefona celularë, pajisje të ndryshme elektronike.

    Të arrestuarve i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

    “Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, në vazhdën e luftimit të dukurisë së fajdesë, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, sot, me datën 19 shtator 2024, ka realizuar operacion policor, me ç’rast ka zbatuar urdhërkontroll në 3 lokacione në Prishtinë ndaj katër personave të dyshuar për veprat penale ‘fajde’ nga neni 331 i KPRK-së dhe ‘organizimi i skemave piramidale ose bixhozit të paligjshëm’ nga neni 294 i KPRK-së.

    Të dyshuarit në këtë rast, përmes formave të ndryshme të kanosjes, në vazhdimësi kanë detyruar viktimën që të veprojë kundër pasurisë së tij, duke përfituar kështu në formë të kundërligjshme shuma të ndryshme të parave si interes nga fajdeja, e po ashtu të dyshuarit kanë ushtruar edhe veprimtarinë e bixhozit të kundërligjshëm.

    Gjatë zbatimit të urdhërkontrollit janë sekuestruar dëshmi të ndryshme si: shuma të konsiderueshme të parave kesh, 5 automjete, telefona celularë, pajisje të ndryshme elektronike.

    Katër personave të dyshuar A. A., S. A., E. G. dhe A. G., pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, iu caktohet masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në komunikatë. 

    Artikuj të ngjashëm

    NPB aksion të përbashkët me Njësinë Speciale, futen në “Radio Cafe”

    Aksioni i radhës nga FAST KOSOVA, arrestohen disa persona në Mitrovicë

    Krimet ekonomike vazhdojnë aksionin në mobi-shopin “Fita”, dyshohet për mallra të kontrabanduara

    Të Fundit

    Trump pret në takim Netanyahun – kjo është arsyeja

    Protestat në Serbi, momenti kur banorët e Uzhicës thyejnë kordonin e policisë

    Zjarri në Bllacë, të rejat e fundit nga QKM: Shfuqizohet ndalesa për automjetet për transportimin e mallrave dhe autobusët

    Një foshnje vdes gjatë lindjes në Gjakovë, nisin hetimet

    Oficeri i FSK-së diplomon me sukses në SHBA

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.