Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Gjermania flet sërish: Kosova ta zhbllokoj CEFTA-n, rrezikon Procesin e Berlinit

    18/09/2024 19:49
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Pozicioni i Gjermanisë mbetet i pandryshuar, ndalesa e imporit të mallrave serbe, Kosovës ia rrezikon praninë në Procesin e Berlinit.

    Kështu ka porositur Ambasada e Gjermanisë përmes një përgjigjeje me shkrim dërguar TV Dukagjinit.

    Gjermanët e kanë ripërsëritur ofertën që Kosova tashmë e ka refuzuar, përfaqësimi në CEFTA ose në marrëveshjen e tregtisë së lirë me fusnotë.

    “Procesi i Berlinit është i vetmi format rajonal gjithëpërfshirës për të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai synon përmirësimin e bashkëpunimit rajonal si dhe bashkëpunimin me BE-në në një sërë fushash politikash për të mbështetur vendet në rajon për të arritur standardet e BE-së dhe integrimin e tyre në BE. Natyrisht, politika e ftesave të Procesit të Berlinit nuk do të ndryshojë dhe shpresojmë që Kosova të vazhdojë të marrë pjesë. Megjithatë, nëse Kosova vazhdon të bllokojë çdo përparim të mëtejshëm në tregun e përbashkët rajonal, ne do të gjejmë një mënyrë për të vazhduar këtu pa Kosovën. Kjo përfshin zhbllokimin e vendimmarrjes së CEFTA-s. Gjermania ka negociuar një paketë marrëveshjeje për të hequr UNMIK-un nga vendimmarrja e CEFTA-s, në mënyrë që Kosova të mund të përfaqësojë veten. Në të njëjtën kohë, Kosovës i kërkohet heqja e ndalimit të importit të mallrave nga Serbia. Nëse zgjidhja e CEFTA-s bëhet e pamundur nga Kosova, do të duhet të ndodhë pa të. Do të jetë vendimi i Kosovës në cilat pjesë të bashkëpunimit rajonal do të vazhdojë të marrë pjesë,” thuhet nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.

    Ky qëndrim dhe gjuha e përdorur nga gjermanët janë të pritshme sipas Egzon Osmanajt, menaxheri programesh në Fondacionin Friedrich Ebert.

    “Unë mendoj se Kosova tashmë e ka dëshmuar që të gjitha ato paralajmërime të gjitha ato masa që i ka ndërmarrë kanë qenë të drejta dhe të sakta dhe mendoj se i njëjti narracion dhe insistim duhet të vazhdojë nga institucionet tona, për me tregu që të gjitha këto barriera që janë vendosur në këtë rast nga ana jonë nuk kanë të bëjnë me barriera të regtisë së lirë, janë puro çështe sigurie , dhe unë besoj që këtë e kuptojnë edhe partnerët tanë ndërkombëtarë,” tha Osmanaj.

    Ndonëse kur është intervistuar nuk ka qenë në dijeni edhe për përgjigjen e ambasadës gjermane, Osmanaj është shprehur se nuk beson se mund të ketë përjashtim të Kosovës por ndoshta marrëveshje të reja ku ajo nuk është palë.

    Osmanaj nuk i vë në dyshim qëllimet e mira të aleatëve, por metodat që ata po i përdorin.

    Ndryshe mendon ish-zëvendës ambasadori i Kosovës në Gjermani.

    “Kosova duhet të negociojë sidomos kur është fjala të fusnota, për shkak se edhe fustona është më demode të them të drejtën. O futemi si Kosovë aty ose duhet të gjejë njëfar modusi Qeveria e cila e ka përgjegjësinë për këtë çështje, mirëpo ne nuk e kemi forcën pastaj, se ne nuk jemi as Amerikë, as Francë, as Gjermani, ne nuk e kemi forcën që ta luajmë këtë lojë sepse mund të jetë e rrezikshme për ne, mirëpo duhet të ulemi në tavolinë të tregohet konstruktive dhe të negociojë si partner,” tha ish-zëvendës ambasadori i Kosovës në Gjermani, Blerim Canaj.

    Megjithatë Gjermania nuk është kaq e zëshme kur është fjala për Bosne Hercegovinën e cila tash e dy vjet nuk e respekton marrëveshjen që parasheh lëvizjen vetëm më letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor.

    Për këtë çasje dhe sjellje ndryshe, Osmanaj thotë se ndërlidhet me ndryshimet gjeopolitike dhe sferën e sigurisë, ndërsa ish-diplomati Canaj e ndërlidh edhe me funksionin e shtetit boshnjak dhe strukturën etnike që më pas i prodhon vendimet politike.

    Në dhjetëvjetorin e Procesit të Berlinit i cili ishte nismë e ish-kancelares Angela Merkel, pikërisht në kryqendrën gjermanë më 14 tetor mbahet samiti i radhës ku pritet të aprovojnë planin e ri katërvjeçar përfshirë marrëveshjet e reja në fushën e arsimit.

    Artikuj të ngjashëm

    Katër deputetë ftohen në Procesin e Berlinit, dy të pushtetit e dy të opozitës

    Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, publikohet axhenda e plotë

    Publikohet agjenda e Procesit të Berlinit në Tiranë

    Të Fundit

    Bllokohet rruga për në Pikën Kufitare në Merdarë nga qytetarët serb

    Agim Bahtiri e kap “kacinë”, ministri Elbert Krasniqi e tall “nuk e ke pru Shakirën”

    Kurtit në Mitrovicë s’i pëlqen pyetja nëse do të shkojë në takim te Osmani, insiston të flitet vetëm për urat

    Beogradi e ‘aktivizon’ sërish UNMIK-un

    Kurti thotë se do të hapet edhe ura kryesore: Janë karabinierët aty, varet edhe prej tyre

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.