Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Katër deputetë ftohen në Procesin e Berlinit, dy të pushtetit e dy të opozitës

    18/09/2024 12:15
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se janë ftuar katër deputetë të Kuvendit të Kosovës në Procesin e Berlinit. Dy janë nga radhët e pushtetit e dy nga radhët e opozitës.

    Këtë e ka bërë të ditur në mbledhjen e këtij komisioni, ku në rend dite ka qenë raporti i punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2024.

    “Kemi një ftesë në Procesin e Berlinit me katër deputetë që janë të ftuar. Dy të pozitës dhe dy të opozitës. Nuk ka qenë e specifikuar por janë katër dhe kanë kërkuar që shumica me qenë pozitë, unë e kam te specifikuar që shumica të jenë pozitë dhe andaj kam caktuar dy pozitë dhe dy opozitë”, ka thënë Krasniqi.

    Por mospajtime me këtë ftesë pati deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj. Sipas saj kjo është praktikë e re dhe e instaluar nga kjo qeveri.

    “Në këtë legjislaturë është bërë një gabim sepse përfaqësimi duhet të jetë politike. Praktikat parlamentare janë të kenë përfaqësim politik, pavarësisht a është parti opozitare apo në pozitë. Kjo është praktika më e re e instaluar nga kjo qeveri. Nëse shkojmë në një udhëtim zyrtar nëse ka qenë ftesa se duhen dy opozitë dhe dy pozitë atëherë pajtohem. Nëse nuk ka të specifikuar ftesën nuk bënë. Nuk shkon ashtu është përfaqësim politik”, ka thënë Kadriaj.

    Ndërsa aktivitetet e këtij sesioni, deputetja e AAK-së propozoi që të plotësohen sipas nevojës.

    “Zakonisht plani i punës varet nga agjenda legjislative, ne si komision nuk e kemi pasur asnjë shqyrtim. Për aktivitetet munden me u plotësu dhe koordinuar sipas nevojave. Nuk është plani i punës statik”, u shpreh Kadrijaj.

    Artikuj të ngjashëm

    Gjermania flet sërish: Kosova ta zhbllokoj CEFTA-n, rrezikon Procesin e Berlinit

    Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, publikohet axhenda e plotë

    Publikohet agjenda e Procesit të Berlinit në Tiranë

    Të Fundit

    Avni Dehari ai ndali mikrofonin Blerta Deliut në Kuvend

    Haxhiu: Kuvendi konstituohet vetëm nga ata që e kanë përnjëmend dhe që bëjnë kompromise

    Lushtaku kritikon Kurtin që shkoi në Shkup: Së pari duhet me u kry punët e shtëpisë, ai s’i ka kry në Kosovë

    Nis seanca e Kuvendit, tentohet për herën e 40-të

    Basha: Kushtetuesja na tha zgjidhni cilën formë të votimit të doni

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.