Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Shala thotë se në Ministrinë e Mjedisit zyrtarët po mbajnë pozita jofunksionale

    18/09/2024 11:03
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala përmes një postimi në Facebook ka thënë se të gjithë zyrtarët që mbajnë pozita si “ushtrues detyre”, nga sot praktikisht janë jofunksional, shkruan GazetaDemos.

    Shala thotë se është e habitshme se si një Qeveri e tërë punon jashtëligjshëm, pasi vendimet e saj për pozitat e cekura janë të pavlefshme në bazë të nenit nenit 35, ligj i cili ka hyrë në fuqi tash e një vit.

    Tutje, në shkrim janë të cekura të gjitha pozitat e “ushtruesve” në këtë Qeveri, përkatësisht në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

    “Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë, ushtrues detyre,

    Drejtori i Agjencisë së Mjedisit, ushtrues detyre,

    Drejtori i Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore, ushtrues detyre,

    Drejtori i Departamentit të Mjedisit, ushtrues detyre,

    Drejtori i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, ushtrues detyre,

    Drejtori i Departamentit për Integrime Evropiane, ushtrues detyre”, ka shkruar deputeti Shala.

    Shkrimi i plotë:

    Funksionet me Ushtrues Detyre – Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

    Kjo Ministri, por jo e vetmja, nga sot praktikisht ka dhjetra sektorë dhe departamente, pozita drejtorësh e agjencionesh, që janë jo funksionale.

    Çdo vendimmarrje brenda këtyre institucioneve që mbajnë pozita “ushtrues detyre”, përkatësisht zëvendësues, nga sot janë krejt të paligjshme, sepse këtë e thotë Ligji NR.08/L-197 Për Zyrtarët Publik, Kapitulli III, Neni 35, ligj ky i cili ka hyrë në fuqi tash e një vit.

    Është e habitshme se si një Qeveri e tërë punon jashtligjshëm, e vendimet e kësaj Qeverie nga sot për të gjitha pozitat e lartcekura, janë të pavlefshme.

    Për ta ilustruar këtë shembull të keqqeverisjes apo paaftësisë qeverisëse, më lejoni të ju permend një listë të “ushtruesve” në këtë Qeveri, përkatësisht në këtë Ministri:

    Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë, ushtrues detyre,

    Drejtori i Agjencisë së Mjedisit, ushtrues detyre,

    Drejtori i Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore, ushtrues detyre,

    Drejtori i Departamentit të Mjedisit, ushtrues detyre,

    Drejtori i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, ushtrues detyre,

    Drejtori i Departamentit për Integrime Evropiane, ushtrues detyre.

    Shihni edhe një fakt të çuditshëm; në pozita shumë të larta, ka raste kur një zyrtar ka ushtruar pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm, pas një periudhe ka kaluar ushtrues detyre në Agjenci të Mjedisit, pastaj pas një periudhe tjetër prap është kthyer ushtrues detyre i sekretarit. Pra, kemi të bejme me ushtrues të shumëfisht, “ushtrues të ushtruesve” e manipulime të tilla.

    Për më keq, ka pozita ku “ushtruesi” është emëruar kundërligjshëm, duke kapërcyer shume “shkallë” nga pozita e zyrtarit, në ushtrues detyre i Drejtorit të Departamentit.

    Pse ndodh kjo?! – Arsyeja e vetme është që ata të jenë më të “dëgjueshëm dhe të kontrollueshëm”, dhe rasti më ilustrativ për dëgjueshmërinë së tyre, është afera tashmë publike e Ambalazhuesve të Ujit.

    Artikuj të ngjashëm

    Shala: Kush beson se Kurti nuk di për të gjitha këto afera korruptive? Ai di të gjitha dhe po ik nga përgjegjësia

    Shala i PDK’së: Për rritjen e pensioneve të kategorive të dala nga lufta negociohet edhe me terroristë të shpallur ndërkombëtar

    Shala për opozitën: Opozita nuk po pajtohet me zgjedhje, do të thotë se po pajtohet me keqqeverisjen e Kurtit

    Të Fundit

    Konflikti për transportin e grurit përfundon me rrahje dhe përdorim të armës – një i arrestuar në Vushtrri

    Vdes në QKUK një punëtor, pësoi lëndime të rënda në fabrikën e tullave në Gjakovë

    Pse Trump nuk dëshironte t’i shtrëngonte duart me Merkelin?

    Mijëra qytetarë të Kosovës jetojnë në banesa pa pranim teknik

    2 vjeçarja që u mbyt në pishinën familjare në Istog, çka thuhet në raportin e policisë për ngjarjen tragjike

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.