Analisti politik, Blendi Hodai, vizitët e kryeministrit Albin Kurti në veri e quajti “sfilatë”, teksa shtoi se kjo do të jetë një pjesë e një strategjie që LVV-ja do të përdorë gjatë fushatës zgjedhore në vend.
Hodai në “Debat Plus” tha se se vizitat e kryeministrit, Albin Kurti dhe disa deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë është rezultat i asaj që u është nga shumë eksponentë dhe analistë të vendit.
“Sfilata që kishte Albin Kurti në veri. Është një pjesë e një strategjie që LVV-ja do ta përdorë gjatë kësaj fushatës zgjedhore. Dhe nuk do të fukosohet aq shumë se sa kanë integruar ata veriun në krejt sovranitetin e Kosovës. Pse do të ndodh kjo she sfilata e Kurtit dhe disa deputetë të lëvizjes Vetëvendosje, në Mitrovicë kjo është si rezultat I asaj që u është servuar LVV-së gjatë javëve të kaluara me shumë eksponentë dhe analistë”, deklaroi Hodai.