Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Totaj: Qeveria po e instrumentalizon Policinë e Kosovës për aksionet në veri

    11/09/2024 08:13
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, ka komentuar arrestimin e politikanit serb Aleksander Arsenijeviq, i cili  i ka fishkëlluar kryeministrit Albin Kurti, të martën, gjatë vizitës së tij në bizneset e shqiptarëve në veri të Mitrovicës.

    Totaj, e ka vlerësuar si një veprim të dëmshëm dhe të ngutshëm që nuk i shërben shtetit të Kosovës.

    “Ne tentojmë të ndërtojmë një demokraci dhe në demokraci kur nuk ka protesta të dhunshme, me fishkëllim apo me shprehje të pakënaqësisë në mënyrë normale, mendoj se është e drejta e një qytetari cilido qoftë ai, prandaj mendoj që këto veprime janë të ngutshme, janë të dëmshme dhe krijojnë një përshtypje jo të mirë për shtetin e Kosovës”, ka thënë ai në emisionin “Info Nata”, në Tëvë1.

    Sipas Totaj, Qeveria e Kosovës me këto veprime po e instrumentalizon dhe keqpërdor Policinë e Kosovës për aksionet në veri.

    “Kjo në njëfarë mënyre, po më vjen keq ta them, por është një instrumentalizim dhe keqpërdorim i Policisë së Kosovës, e cila është një ndër institucionet kisha me thënë më kredibile, që është ndërtuar me mund dhe me kujdes dhe të keqpërdoret në këtë mënyrë nuk i shërben askujt, si reputacion e as performancë e mirë. Unë e shoh kështu pra si instrumentalizim i policisë për aksionet në veri dhe jam i bindur personalisht, se po të mos isha i bindur nuk e kisha thënë. Unë e kam konsideruar që është një keqpërdorim i uniformave të policisë së Kosovës, për nevoja të politikës e cila qëllim kryesor e ka veprimin elektoral tash përpara zgjedhjeve, por edhe më herët e ka pasur.

    Ndërsa, deklaratat e Qeverisë për shtrirje të sovranitetit në veri, Totaj i konsideron thjesht propagandë me qëllime elektorale në prag të zgjedhjeve.

    “Kjo është një propagandë shumë e thjeshtë, e tejdukshme dhe e lehtë për tu kuptuar e ckado që flitet dhe insistohet në këtë drejtim në fakt nuk ka të bëjë asgjë me realitetin, nuk flitet për kurfarë demokracie, për kurfarë shtrimi të sovranitetit, por flitet për veprime të cilat janë të dhunshme, janë të njëanshme dhe kanë qëllime elektorale, sidomos tash kur dihet saktë edhe data e zgjedhjeve.

    Artikuj të ngjashëm

    Ambasadori Hargreaves dhe kryetari Totaj shqyrtojnë idetë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik

    Totaj: Ndërkombëtarët po ia “tërheqin veshin” Kurtit shumë shpesh

    Totaj për takimin e vitit të kaluar me Kurtin: 70% të kohës më foli për Maqedoni, ai do të humb edhe në Kosovë

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.