Gjykata e Apelit në kuadër të Dhomave të Specializuara në Hagë ia ka zbritur dënimin për krime lufte ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafës, shkruan GazetaDemos.
Mustafa ishte i dënuar me 26 vite burgim, ndërkaq Apeli ia kishte ulur në 22 vite.
Më 10 shtator 2024, Paneli i Gjykatës së Apelit në çështjen Prokurori i Specializuar ia ka ulur dënimin ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafës nga 22 vjet burgim në 15 vjet burgim.
Në lidhje më këtë vendim, ka reaguar Fahri Fazliu, nipi i dëshmorëve Bahri dhe Fahri Fazliu, duke thënë se Mustafa gjithmonë qëndron i fortë.
Postimi i plotë:
“Lufta ishte e drejtë e pashmangshme dhe e domosdoshme! Komandant Salih Mustafa – Cali, E di që gjithmonë qëndron i fortë! Për ne që të njohim do të mbetesh gjithmonë HERO! Lavdia e luftës tënde çlirimtare dhe respekti për ty do të jetë gjithmonë!”, thuhet në postimin e tij.