Kryeministri Albin Kurti bashkë me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollin, kanë vizituar sot Termocentralin “Kosova B” të Korporatës Energjetike të Kosovës, në të cilin po kryhen remontet si përgatitje për sezonin e dimrit.
Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit bëhet me dije se KEK’ut sot i bashkohen 149 punëtorë të rinj.
“Ne e duam dhe e vlerësojmë lart KEK-un si burim natyror i energjisë, si kapacitet prodhues e zhvillimor, por njëkohësisht edhe si organizatë e punëtorëve që po zgjerohet sot,” , citohet të ketë thënë Kurti.
Tutje, thuhet se Kurti theksoi KEK-u është jetik për ekonominë e Republikës së Kosovës dhe rritja ekonomike që e ka shteti në tri vitet e fundit, mesatarisht 6.2 për qind të bruto produktit vendor, “nuk do të ishte i mundur pa energjinë që vjen nga ky vend dhe nga puna e palodhshme e punëtorëve atje”.